Një konflikt banal i ka marrë jetën futbollistit Oshuin Andris në Afrikën e Jugut.

19-vjeçari i cili ishte pjesë dhe kapiten i kombëtares U-20 është vrarë me thikë pas një konflikti në rrugë. Direkt pas ngjarjes ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Andris ishte një futbollist i talentuar që kishte rënë në sytë e shumë klubeve europiane, me Barcelonën që prej kohësh e kërkonte në skuadër.