KUKËS- Një 36-vjeçar nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jeton Tahirin, i cili kërkohet nga drejtësia gjermane për vjedhje.
36-vjeçari është dënuar nga Gjykata Lokale e Koblezit në Gjermani më 05.02.2018 dhe pas arrestimit ai do të të ekstradohet në Gjermani ku edhe do të kryejë dënimin.
Njoftimi i policisë:
Kukës.
Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Gjerman.
Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht;
-Jeton Tahiri, vjeç 36, banues në Prishtinë, Kosovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane.
Gjykata Lokale Koblez Gjermani ka lëshuar ndaj tij, Urdhërin e arrestit me nr.30 GS 1073/18 datë 05.02.2018, për veprën penale “Vjedhja” .
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.