Një 29-vjeçar nga Vau i Dejës, i cili kërkohej në Itali është arrestuar nga policia e Shkodrës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.Gj., i cili ishte në kërkim për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences në Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për dy veprat penale.
Arrestimi i 29-vjeçarit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.