Komo- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 23-vjeçar të shumëkërkuar në të gjithë Europën dhe ndaj të cilit kishte një urdhër-ndalimi për dënimin me 15 vite burgim.
Aksioni i ndalimit u bë në zonën e Komos dy ditë më parë (10 Gusht), teksa sqarohet se ndaj të arrestuarit kishte akuza për çështje narkotrafiku.
Media italiane iu referua edhe njoftimit zyrtar të Kuesturës dhe Policisë së Shtetit të vendit fqinj, por emri i të riut nuk u publikua. “I ndaluari duhet të vuajë 15 vite burgim”, njoftoi policia vendase.
Autoritetet u alarmuan falë një raporti të marrë nëpërmjet sistemit të akomodimit, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel në qytet si turist.
Por pas kontrollit të parë, oficerët nuk e gjetën aty të kërkuarin. Eefektivët u përfshinë me disa mjete në operacion dhe me foton e autorit të dyshuar, duke bërë kërkime në rrugët e qytetit.
“Pas disa orësh, 23-vjeçari është zbuluar në Viale Geno, teksa po bënte një xhiro turistike”, raportoi media e vendit fqinj.
Shqiptari u arrestua menjëherë dhe pas formaliteteve u transferua në burgun e Komos, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë, për vuajtjen e dënimit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
84%
-
E Komitetit Olimpik
13.1%
-
E qeverisë
2.9%
Vota total: 6950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë
12 Gusht, 07:18
-
Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur në rrugë, 4 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar
10 Gusht, 15:56
-
Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet autori në pranga dhe dy familjarë të tij! Dëshmia: E godita me thikë për të mbrojtur veten, gruan e djalin
9 Gusht, 08:22
-
Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
8 Gusht, 20:15
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21
-
Itali, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit, ishte me precedentë (Emri)
8 Gusht, 13:23
-
Atentat në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali dhe nipi, atentatori me motor elektrik
8 Gusht, 12:05
-
Prej 20 vitesh në arrati, mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar
7 Gusht, 21:51
-
200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet
7 Gusht, 21:44
-
PAMJET/ Notari shpëton delfinin, ishte bllokuar në brigjet e Barit! Pamjet bëhen virale në rrjet
7 Gusht, 14:51
-
Itali/ I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në qeli
6 Gusht, 15:23