Është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë një iraken, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Evazionit fiskal në 199 raste". Irakeni ishte me inicialet A.H, 39 vjeç  dhe banues në Angli.

Ndalimi i tij është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Kjo, pasi ka qenë Gjykata e Augzburg, Gjermani, ajo e cila ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij.