Shqipëria i ka dhënë azil politik indianit Hiteshkumar Patel, i cili është i shpallur në kërkim nga autoritetet indiane për mashtrim ndaj një banke në Delhi, ku janë përfituar 725 milionë dollarë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se Patel e ka përfituar azilin nga shteti shqiptarë me argumentin se nëse do të ekstradohej në Indi, do t'i rrezikohej jeta. Të drejtën e azilit politik 59-vjeçari Hiteshkumar Patel e ka marrë nga ministria e Brendshme dhe tashmë autoriteteve indiane u është refuzuar dorëzimi i këtij të dyshuari.
Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Hiteshkumar Patel në Indi, ndërsa e ka liruar edhe nga masa e sigurisë arrest shtëpie. Indianit që kërkohet për mashtrim në vendin e tij i është rikthyer pasaporta. Në vendimin e rrëzimit të kërkesës së ekstradimit që Report Tv siguroi në korrik të vitit që lamë pas thuhej se inndiani nuk është ekstraduar për tre arsye; e para se dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, e dyta Hiteshkumar Patel nuk akuzohet si pjesë e ndonjë grupi strukturuar kriminal dhe e treta lidhet me çështjen politike, pasi në vendin e tij ai është familjar i kreut të opozitës dhe ka deklaruar se përndiqet.
Patel është kunati i Nitin Sandesarës dhe konsiderohej mes personazheve kryesore të kompanisë “Sterling Biotech”. Përmes kësaj kompanie dyshohet se u morën 725 milionë dollarë kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti me kompani offshore. Patel ishte etiketuar nga mediat indiane si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit.
Por kush janë indianët dhe përse u shkaktua zhurmë në Shqipëri?
Teksa Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara u larguan nga Shqipëria në muajin mars, kunati i tyre u arrestua. Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për t'u arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë fluturuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Pas lajmeve se ishte i kërkuar për mashtrim, Ministria e Punëve të Jashtme ndërpreu mandatin e si konsull nderi të Republikës së Shqipërisë të Nitin Sandesara në Nigeri. Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, që morën shtetësinë shqiptare vitin e kaluar dhe që u përfolën në media, se ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit. Kompania thotë se grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në mbi 75 vende në botë. Në njoftim theksohej se në 2017 janë hetuar në Indi për mashtrim dhe pastrim parash, por kjo sipas tyre ka ndodhur për qëllime politike, ndërsa shtojnë se sipas tyre asgjë nuk është provuar dhe gjithcka është dashakeqe.
ktu ka ardh puna. i japim azil hajdutve
PërgjigjuSkandal skandal skandal nuk e di si perkufizosh ndoshta ka gjetur edhe ai bashkepunetor ketu si ne Indi... Ose ka ndare nje pjese te atij 25 milioni te vockel te vockel me dike qe ja ka miratuar direkte! Turp ti vij autoritetve shqiptare edhe presim rendiment per kete qeveri bastarde... My vend behet vetem koloni e ndonje vendi te emancipuar ndryshe vazhdon rrumpalla e keqorganizuar...
PërgjigjuPse nuk e lanë te arratiset nga Shqiperia por e kapen? Mbajeni tani peshqesh duke i dhene azil!
Përgjigju