Rrëzohet kërkesa e Indisë për ekstradimin e kunatit të dy biznesmenëve me pasaportë shqiptare

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Hiteshkumar Patel në Indi, ndërsa e ka liruar edhe nga masa e sigurisë arrest shtëpie që mbahej prej datës 4 Prill pas 40 ditëve që qëndroi në burg. Indianit që kërkohet për mashtrim në vendin e tij i është rikthyer pasaporta, ndërsa prokuroria ka afat 10 ditë për ta apeluar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar vendimin që ka dhënë gjyqtari Gerd Hoxha. Indiani nuk është ekstraduar për tre arsye; e para se dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, e dyta Hiteshkumar Patel nuk akuzohet si pjesë e ndonjë grupi strukturuar kriminal dhe e treta lidhet me cështjen politike, pasi në vendin e tij ai është familjar i kreut të opozitës dhe ka deklaruar se përndiqet. Hiteshkumar Patel në Shqipëri ka kërkuar azil, ndërsa institucionet shqiptare ende nuk kanë një përgjigje. Hiteshkumar Patel është kunati i dy vëllezërve indianë me pasaportë shqiptare Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara.

Por kush janë indianët dhe përse u shkaktua zhurmë në Shqipëri? E ndërsa Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara u larguan nga Shqipëria në muajin mars, kunati i tyre u arrestua. Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për t'u arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë fluturuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Pas lajmeve se ishte i kërkuar për mashtrim, Ministria e Punëve të Jashtme ndërpreu mandatin e si konsull nderi të Republikës së Shqipërisë të Nitin Sandesara në Nigeri.

Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, që morën shtetësinë shqiptare vitin e kaluar dhe që u përfolën në media, se ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit. Kompania thotë se grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në mbi 75 vende në botë. Në njoftim theksohej se në 2017 janë hetuar në Indi për mashtrim dhe pastrim parash, por kjo sipas tyre ka ndodhur për qëllime politike, ndërsa shtojnë se sipas tyre asgjë nuk është provuar dhe gjithcka është dashakeqe.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI: 03/07/2019 12:33

    KETA GJYKATESIT TANE DUAN HELLIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat