Një 46-vjeçar është kapur në kufi në tentativë për t'u arratisur drejt Greqisë, pasi kërkohej për abuzim seksual me persona të pambrojtur.
Në pranga përfundoi Besnik Kreçi, 46 vjeç, nga Tepelena, i cili ishte në kërkim nga Prokuroria e Gjiorkastrës për akuzën e abuzimit seksual.
Për t'i shpëtuar dënimit ai ka tentuar arratisur në Greqi, por është ndalur dhe arrestuar nga policia kufitare e Çarshovës.
Ai pritet të përballet me akuzën e abuzimit seksual dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Gjirokastër.
Komento