TIRANË - Ishte person në kërkim për vjedhje dhe falsifikim dokumentash, por kjo nuk e ka penguar të punonte pikërisht në Drejtorinë e Pastrimit të Parave në Tiranë. Beqir Kuteli, 45 vjeç, i dënuar edhe me 5 vjet burg nga gjykata e Vlorës për akuzën e mësipërme është arrestuar sot nga uniformat blu.

Arrestimi është bërë pikërisht në vendin e tij të punës. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Kuteli ka deklaruar se, vendimi për arresimin e tij ka qenë i parashkruar.

Ndërkohë familjarët e Kutelit kanë reaguar kundër aksionit të policisë për arrestimin e Beqir Kutelit. Bashkëshortja e tij e ka cilësuar të paligjshëm këtë aksion.

Sipas familjarëve, Gjykata e Vlorës e ka shuar dënimin prej 5 vitesh burg në 6 tetor të vitit 2010, pasi ky vendim nuk është ekzekutuar. Gjykata e Vlorës kishte dhënë dënimin me 5 vjet burg për Beqir Kutelin në 6 korrik të vitit 2004.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)