Ahmet Muça, drejtor i Spitalit Universitar Kristal në Rinas është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi jo vetëm rezultonte debitor ndaj OSHEE-së për fatura të pashlyera të energjisë elektrike në spital, por edhe e vidhte atë përmes dy lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë. 

Ky fakt është konstatuar nga një aksion i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa Policia e Krujës nisi procedim penal, ndaj Ahmet Muçës, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Ahmet Muça është edhe pronar i universitetit Kristal, i cili u mbyll pas kontrolleve që Ministria e Arsimit nisi në të gjitha universitetet në vend, për shkak se nuk plotësonte kriteret ligjorë. Po ashtu ky universitet është përfshirë në skandale të dhënies së diplomave kundrejt lekëve. 

Aktualisht “Spitali Universitar Kristal” është i mbyllur.


spitali kristal me logo
(Në foto: Spitalit Universitar Kristal në Rinas)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)