Pas Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës: Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal

Pas Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës: Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal

Bujar Nishani ish president dhe kreu i Këshillit Kombëtar në PD

Një tjetër zë i fuqishëm në Partinë Demokratike ka bërë përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Te zhgënjyer nga fjalimi qe Lulzim Basha mbajti sot për te justifikuar humbjen e radhës, ish presidenti Bujar Nishani doli hapur kundër liderit të Partisë Demokratike nga i cili po priste dorëheqjen. Para Nishanit edhe anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli sot ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës. 

Nishani ka postuar mesazhin e tij ne Facebook vetem 30 minuta pas mbarimit te deklarates publike te Lulzim Bashes edhe pse prej gati dy ditësh dihej se kjo deklratë do të bëhej. Ka mundësi që Berisha nuk dinte asgjë?

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, i cili ka ndjekur edhe përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputet në këto zgjedhje, thotë se Lulzim Basha po tenton që të mbajë peng Partinë Demokratike, duke shtuar se është përgjegjës për 4 humbje politike radhazi. Më tej Nishani nënvizon se askush nuk mund ta marrë peng PD për asnjë arsye, në asnjë forme e me asnjë çmim. Nishani thekson në një shkrim në mediat sociale se sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

'Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë. Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh! Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !'- shkruan Nishani.

Sapo kane dale rezultatet qe kane çertifikuar humbjen e opozites dhe fitoren e Edi Rames per nje mandati te trete, me sa duket ka filluar lufta e hapur brenda Partia Demokratike. Zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së janë shtuar, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për këtë humbje.

Ishte anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili doli publikisht dhe kërkoi dorëheqjen e tij si kryetar i kësaj partie, dhe njëkohësisht shpalli kandidaturën për të garuar për të garuar për postin e kreut të PD-së. Në një intervistë televizive, anëtari i Kryesisë së PD-së Indrit Hoxha, tha se do t'i bëjë thirrje zotit Bujar Nishanit, në pozicionin e kryetarit, që të thërrasë Këshillin Kombëtar dhe të përgatitet një komision për ta çuar në zgjedhje dhe për zgjedhur lidershpin e ri të PD-së.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti: 28/04/2021 07:50

    Mbajeni bashen mos e hiqni nga kryetar,,qe te fitoje rama mandatin e 4-5....

    Përgjigju
  • Turi: 28/04/2021 03:29

    Opaaa. E nxorri koken Jari turikari. Do te bohet kryetar kapterri.

    Përgjigju
  • Gjini: 27/04/2021 21:29

    Luli ka me dal ne pension si kryetar i PD Por kryeminister me kto men nuk ka mu be!

    Përgjigju
  • Joda: 27/04/2021 21:26

    Mullah jari BujobuzbythA

    Përgjigju
  • sami: 27/04/2021 21:10

    Ka folur pa leje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen