Kërkohet gardisti me "bingo" të
vjedhura, pezullohen policët

Kërkohet gardisti me vjedhura, pezullohen policët">
TIRANE -  Shpallet në kërkim nga policia gardisti Kristian Prenga, i cili nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë mesnatën e së enjtes. Punonjësi i Gardës transportonte me një furgon pajisje të lojërave të fatit, dyshuar si të vjedhura, ç'ka ndodh në një moment kur Policia e Shtetit vazhdon me intensistet operacionin "Fund Marrëzisë".

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, Prenga është ndaluar mbrëmjen e djeshme rreth orërs 23:00 në afërsi të mbikalimit të Kamzës nga dy policë të postbllokut, nënoficerët Trazhgim Halilaj dhe Besim Buçpapaj, të cilët ishin sinjalizuar për të ndaluar një furgon me ngjyrë të bardhë të mbyllur, që dyshohej se kishte vjedhur disa lojëra fati në zonën e Kamzës.

Rreth ores 23:30, punonjësit e patrullës kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, i llojit “Sprinter” me ngjyrë të bardhë e me targa “TR 3210 R”. Policët i kanë kërkuar dokumentacionin dhe Prengaj u ka thënë se ishte efektiv i Gardës së Republikës, duke u treguar edhe një dokument të këtij institucioni.
 
Pavarësisht kësaj, punonjësit e policisë i kanë kërkuar sërish dokumentacionin dhe njëkohesisht të hapte dhe dyert e karrocerisë së furgonit. Shoferi u ka dhënë atyre vetëm lejen e drejtimit dhe ka hapur dyert e karrocerisë së automjetit. Aty punonjësit e patrullës kanë konstatuar se brenda kishte disa kompjuterë lojrash fati dhe ata kanë njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, të cilës i kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të rendit.
 
Më pas shoferi i automjetit ka filluar të konfrontohet me punonjësit e policisë duke u kërkuar që t’i kthenin lejen e drejtimit dhe njëkohesisht të ikte pasi ishte punonjës i Gardës. Pasi punonjesit e Policise nuk ja kanë kthyer lejen e drejtimit ai ka hipur në automjet duke u larguar me forcë nga pika e kontrollit.

Pas kësaj, dy punonjësit e rendit janë pezulluar nga detyra, pasi nuk e kanë ndaluar automjetin dhe kanë shkelur haptas ligjin. Lexo: Njoftmi i plotë i Ministrisë së Brendshme

Lajm në përditësim që nga ora 16:00
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë