Kërkohet hakmarrje, sonte Milan-Chelsea në Champions League! Pioli: Të tregojmë se në Londër ishte një episod! Të gjitha ndeshjet e mbrëmjes

Afërisht një javë pas kapitullimit pa kushte në Londër Milan do të presë sonte në orën 21:00 në San Siro Chelsea-n për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Champions League, me qëllim hakmarrjen dhe 3 pikët për të kaluar në fazën tjetër. Ndryshe nga ndeshja e parë Milan ka rikuperuar Theo Hernandez, por vijojn ti mungojnë Maignan, Saelemakers, Calabria, Kjaer, ndërsa listët i është shtuar edhe De Keteleare. Pavarësisht mungesave të shumta trajneri i ‘djallit’ Stefano Pioli para ndeshjes ka deklaruar ‘se sot duhet të tregojmë që humbja 3-0 në Londër ishte vetëm një episod’.

Në grupin E Milan renditet në vendin e tretë me 4 pikë, po aq Chelsea i vendit të dytë, ndërsa udhëheq Salzburg me 5 pikë, që sot përballet në Kroaci me Dinamo Zagreb.

Ndërkohë Juventus sonte në orën 18:45 ka një tjetër përballje me Macabi Haiffa-n në grupin H, por këtë herë në transfertë. ‘Zonjës’ i duhet një tjetër fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin, ndërsa sfida tjetër në Francës mes Paris-it dhe Benfica-s do përcaktojë kokën e grupit.

Në grupin F Real Madrid kampion në fuqi dhe që është kryesues me pikë të plota pas 3 ndeshjeve ka udhëtuar në Varshavë për t’u përballuar me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, ndërsa po për këtë grup në Skoci Celtic pret Salzburg-un.

Sakaq në grupin G Manchester City që ka 100% të pikëve në grup ka udhëtuar në Danimarkë për t’u ndeshur me Copenhagen, ndërsa Sevillia me një pikë ndodhet në Gjermani për sfidën me Dortmund, skuadrën gjermane që renditet e dyta me 6 pikë.

 

 

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba