Një leksion i pastër futbolli. Kjo ishte ajo që Milan mori në supersfidën e Champions League kundër Chelsea-s, pasi në Londër kampionët e ‘Seria A’ u mposhtën me rezultati 3-0. ‘Djalli’ dha sinjale pozitive në minutat e para, por nuk do kalonte shumë dhe Wesley Fofana do kalonte në avantazh ‘blutë’ pas një rrëmuje në zonë. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Potter realizuan edhe dy herë me Aubameyang dhe Rice James. Kjo disfatë i solli Milan edhe humbjen e vendit të parë, pasi tani ‘djalli’ renditet i 3 me 4 pikë, po aq sa Chelsea i vendit të dytë. Sakaq vendin e parë në grupin E e mban Salzburgu me 5 pikë që mbrëmë fitoi 1-0 kundër Dinamo Zagreb.

3 pikët e para në Champions mori edhe Juventus, që fitoi 3-1 në Torino kundër Macabi Haiffa-s. Golat u realizuan nga Rabiot ‘dopietë’ dhe Vlahovic, ndërsa në tërësi shkëlqeu Di Maria. Kjo fitore e fut ‘zonjën’ në luftë për kualifikim, ndërsa lajmi jo i mirë ishte barazimi 1-1 i Benfica-s kundër Paris SG. Në Portugali shënoi fillimisht Leo Messi për francezët, ndërsa një autogol vulosi shifrat. Të dy skuadrat janë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Juventus ka vetëm 3.

Në grupin F Real Madrid vijon të mos njohë rival, pasi fitoi edhe kundër Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-1. Në Bernabeu realizuan Rodrygo dhe Vinicius Junior, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Leipzig dhe Celtic përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të gjermanëve. Në grupin G Manchester City shkatërroi 5-0 Copenhagen, ndërsa Halaand realizoi një tjetër ‘dopietë’. Në  sfidën tjetër të grupit Dortmund fitoi 1-4 në Spanjë kundër Sevillia-s.

Benfica 1-1 PSG (Dailo ag 41' / Messi 22') 

Chelsea 3-0 Milan (Fofana 24' Aubameyang 56' James 62') (VIDEO)

Juventus 3-1 Macabi Haifa (Rabiot 35' 83' Vlahovic 50')

City 5-0 Copenhagen (VIDEO)

Real Madrid 2-1 Shakhtar Donetsk (VIDEO)

Sevilla 1-4 Dortmund (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:30
M.City i pamëshirshëm kundër Copenhagen, Halaand realizon si ‘jashtëtokësor’ (VIDEO)

 

Nga grupi G Manchester City është thuajse i kualifikuar pasi në Etihad e mundi edhe Copenhagenin me goleadë 5-0. Tre fitore në po kaq ndeshje për djemtë e Guardiolës që i mbyllin shumë shpejt llogaritë që në pjesën e parë me tre gola dy prej të cilëve u shënuan nga Haaland. Në fraksionin e dytë shënuan edhe Mahrez e Alvarez.

Ora 08:10
Real Madrid s’njeh kundërshtar në grup, brazilianët ‘likuidojnë’ edhe Shakhtar Donetsk (VIDEO)

 

Tre fitore në po kaq ndeshje për Real Madrid në grupin F dhe kryesim me pikë të plota 9-të të tilla. Los Blancos e kanë hipotekuar kualifikimin në një grup që nuk pritej të kishin vështirësi. Mbrëmë në “Bernabeu” Reali mundi 2-1 Shakhtar Donetsk me golat e brazilianëve Rodrygo e Vinicius.

Ora 08:05
Goli magjik i Messi-t nuk mjafton, Benfica-Paris SG ndajnë pikët në Portugali (VIDEO)

Benfica dhe PSG barazuan 1-1 në Lisbonë dhe vijojnë të jenë së bashku në kryesimin e grupit me nga 7 pikë pas tre ndeshjeve të para. Leo Messi kaloi miqtë në avantazh ,megjithatë Benfica barazoi që në pjesën e parë e më pas deri në fund rezultati nuk ndryshoi më.

Ora 06:05
Milan kapitullon pa kushte në Londër, Chelsea i Brojës ringjallet me ‘djallin’ (VIDEO)

 

Chelsea ka fituar 3-0 ndaj Milanit ndeshjen kryesore të mbrëmjes së djeshme në Champions League. Kuqezinjtë fundosen në Londër dhe humbasin edhe vendin e parë në grupin E. Milani e pati shumë të vështirë edhe për shkak të mungesave të shumta e Chelsea e zhbllokoi rezultatin  që në pjesën e parë me Fofana e më pas në të dytën shënuan Aubameyang e James. Fitorja e parë për Chelsean në grup dhe ngjitet në vend të dytë me 4 pikë. Të martën e ardhshme sfida do të luhet në “ Sa Siro”.

Ora 05:15
Juventus shijon 3 pikët e para, ‘dopieta’ e Rabiot zgjon ëndrrën për kualifikim (VIDEO)

Në grupin H Juventusi nuk ka gabuar por ka mundur 3-1 Maccabi Haifa dhe mbetet në garë për kualifikimin që gjithsesi do të jetë sërish një çështje e komplikuar. Di Maria ishte ai që shkëlqeu por golat u shënuan dy herë nga Rabiot në minutat 35 e 83 dhe rrjetën po ashtu e tundi edhe Vlahovic. Bardheiznjtë marrin tre pikët e para në këtë Champions.