Kërkohet nga Chelsea dhe Arsenal,
Hysaj vendos në fund të sezonit

Kërkohet nga Chelsea dhe Arsenal,<br />Hysaj vendos në fund të sezonit
Elseid Hysaj është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe sigurisht që edhe ofertat nuk mund të mungojnë për një lojtarë me një të ardhme kaq premtuese.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, përfaqësuesi i Hysaj, Mario Xhiufredi, ka deklaruar se lojtari shqiptar ka marrë oferta nga disa nga klubet më të mëdha për  të Evropës, por gjithçka mbetet të vendoset në fund të sezonit.

“Për Hysajn ka oferta nga klube të mëdha në Evropë. Për momentin ai është i përqendruar vetëm të japi më të mirën te Napoli, dhe për të ardhmen do të vendosim vetëm në fund të sezonit. Nuk duam të bëjmë spekulime mbi këtë gjë, pasi ndikojnë në formën e tij, është shprehur Xhiufredi.

Gjithashtu italiani është shprehur se për Hysajn kanë shfaqur interes edhe skuadrat  angleze të Chelseat dhe Arsenalit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos