Pas disfatës 3-0 të pësuar kundër Austrisë, Kosova do të luajë sonte në orën 20:45 ndeshjen e tretë në grupin B të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Ndeshja në transfertë do të luhet në Hungari, ndërsa ‘dardanët’ konsiderohen lehtësisht favoritë për ta fituar sfidën. Për të besuarit e Franco Foda-s është shumë e rëndësishme të rikthehet te fitoret, pasi objektiv kanë sigurimin e biletës ‘play-off’ për Evropianin.
“Izraeli është kundërshtar i vështirë. Pavarësisht rezultateve ka treguar se është përfaqësuese që di të luajë mjaft mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne si Kosovë do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje,”-u shpreh Franco Foda, trajner i Kosovës.
“Është një lojë mjaft e vështirë. Izraeli ka një ekip të mirë dhe jan mjaft teknik në hapësirat e ngushta. Kemi bërë analizën. Kemi parë pikat e forta dhe shpresoj t’i qasemi ndeshjes në mënyrën më të mirë,”-tha Ilir Krasniqi, futbollist i Kosovës.
Pas 2 ndeshjeve të para në grup Kosova renditet e dyta me 3 pikë, 3 më pak se Austria e vendit të parë dhe po aq sa Irlanda e vendit të tretë. Në fund grupin e mbyll Izraeli që është mposhtur si kundër Irlandës ashtu edhe kundër Austrisë.











Komente
Komento