Kërkoi 50 mijë lekë për Pfizer, Braçe revoltohet ndaj mjekut në Kavajë: Shitja e mundësisë për t’u vaksinuar është e neveritshme! Kjo histori të marrë fund

Kërkoi 50 mijë lekë për Pfizer, Braçe revoltohet ndaj mjekut në Kavajë: Shitja e mundësisë për t’u vaksinuar është e neveritshme! Kjo histori të marrë fund

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe “ka ndëshkuar” përmes fjalëve rastin e “neveritshëm” i cili u bë publik mbrëmjen e djeshme, lidhur me shkeljen e të drejtës së përfitimit falas të vaksinës anti-COVID.

Bëhet fjalë për mjekun na Kavajë, që nuk ngjante aspak si një mjek! Me cigare në dorë, pa uniformën e bardhë dhe me betimin e hipokratit që dukej sikur nuk e kishte bërë asnjëherë!

50 mijë lekë për një vaksinës falas?! Kaq kërkonte “mjeku” në Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë.

Braçe shprehet se shitja e mundësisë për t’u vaksinuar është e neveritshme.

Ai kërkon me ngulmë dhe i revoltuar që kjo histori të marrë fund!

Pavarësisht se ish-zëvendëskryeministri duket i “tronditur” nga rastri i Kavajës, nuk harro të theksoi se KY person nuk mund të njollosë dhe të rrëzojë përdhe punën e palodhur e shumicës dërmuese të mjekëve dhe infermierëve dhe sanitareve shëndetësore.

“Janë ata qe në më shumë se një vit e gjysmë janë heronjtë e vërtet të një beteje të rrezikshme dhe për jetën e tyre”, shkruan Braçe.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja