Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se ambasadorja Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla arrestimin e tij.  Delegacioni i BE në një reagim për Klan, i cilësoi deklaratat e Berishës si trillime të pabaza.

“Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza”

Ambasada e BE në Tiranë

Berisha deklaroi mbrëmë se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij.

Ambasadorja Vlahutin i ka kërkuar zotit Llalla arrestimin tim. Unë e besoj plotësisht këtë sepse zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj por as që e kisha vlerësuar. Unë e besoj 100% se çfarë ndodh, se kur ke fiksime dhe komplekse nuk di të ndalesh.

Një ditë para disa muajsh u thotë ambasadoreve të BE mos hajdeni në emision me telefona se 4 kate më poshtë është Berisha dhe na regjistron. Që një ambasadore të arrijë deri këtu ose është e sëmurë dhe ka obsesione. Kur mora vesh të dytën them që kjo që unë e kam quajtur Guvernatore është e aftë të bëj cdo përpjekje por s’mund ta transpozoj ne rastin e ambasadorit Lu se këtu e vërteta..nuk e di

Sali Berisha