Kërkoi azil politik në Hungari, SHBA: Gruevski duhet të vuajë dënimin me burg në Maqedoni

Kërkoi azil politik në Hungari, SHBA: Gruevski duhet të vuajë dënimin me burg në Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ka ardhur edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa një ditë më parë kabineti qeveritar hungarez i pranoi kërkesën e dhënies së statusit të azilantit politik ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruvski lajm të cilin e konfirmoi vetë përmes një postimi në faqen e facebook-ut, ka ardhur dhe reagimi i DASH.

SHBA-të konsiderojnë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij, është deklaruar një  përfaqësues i Stejt Departamentit amerikan për “Politiko.eu”.

 “Gruevski ka qenë i dënuar në nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorimet e detyrës zyrtare me dy vjet burg. Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për çështje të tjera penale. Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, ka thënë një zëdhënës përfaqësues i Departamentit amerikan të shtetit për Politico. Eu.  

Ndërkohë të martën, Nikolla Gruevski, i cili shërbeu si kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016 dhe është një aleat politik i kryeministrit hungarez Viktor Orban, njoftoi përmes një postimi në faqen në facebook, se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar azil politik.

Ndërkohë autoritetet zyrtare në Maqedoni kanë bërë thirje dhe presin që qeveria hungareze të ekstradojë Nikolla Gruevskin, për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata penale e vendit. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për blerjen e  një automjet të tipit “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes si Kryeministër i Maqedonisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë