Kërkoi falje për legalizimet te ‘Unaza e Madhe’, komentuesit ‘'masakrojnë' deputetin e PD-së

Kërkoi falje për legalizimet te ‘Unaza e Madhe’, komentuesit ‘'masakrojnë' deputetin e PD-së

Balliu te Unaza e Re

Partia Demokratike kërkoi sot falje se gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj dështoi duke mos bërë legalizimin e objekteve që ndodhen në zonën e Unazës së Madhe. Ndonëse deputet i ri, ndjesën për tetë vitet e qeverisjes së PD e kërkoi sot Klevis Balliu, i katapultuar nga Basha si deputetët në parlament dhe në strukturat drejtuese të kësaj force.

Por rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika duke masakruar Klevisin, i cili është djali i Fahri Balliut, një emër i njohur në fushën e medias në kohën kur punonte te Zëri i Popullit gjatë regjimit komunist.

“O kërriçi i Fahri Balliut, nuk e legalizon dot PD tokën e tjetërkujt, vetëm atë të shtetit. E para kjo. E dyta, edhe për tokën e shtetit, PD është ajo që e nxorri ligjin që nuk legalizohet asnjë objekt që ndërtohet në vende ku do të ndërtohen rrugë. Dhe shumë mirë bëri. Dhe po PD e ka miratuar projektin që aty të bëhet rrugë. Ça falje kërkon surrati yt që as të pyet njeri”, shkruan Armand Bega një prej komentuesve.

Një tjetër i kujton deputetit demokrat se ka qenë po kjo forcë e cila nuk zgjidhi çështjen e pronave, ndërsa e cilëson përgjegjëse për masakrën e Gërdecit. “E kanë zakon që për krimet e bëra ndaj popullit kërkojnë ndjesë kaq të poshtër janë sa bëjnë krokodilin kur janë në pushtet bëjnë kriminelin bënë ‘96. ‘97, 21 janarin, Gërdecit asnjë legalizim shkatërruan pronarët në ish-pronarë me ligjin 7501, ishin të parët që futën koncesionet kriminale CEZ, Armo etj, ishin të parët krijuan informalitetin, kooperativizimin e arsimit të lartë duke licensuar lloj-lloj universitetesh private piramidë. Ç’nuk kemi peshqesh nga djali i të paskrupullit mashtruesit Fahri Balliu dhe ato që ai perfaqeson dhe sot ky monstra na u be qingj dhe po ju dhimbsen njerëzit që ata i lanë në atë derexhe”, shkruan një tjetër komentues. “Bravo PD-ja. Me këtë injorant që keni nxjerrë këtu gjoja për të kërkuar falje për moslegalizimet, që ky s\e ka haberin gjëkundi, keni treguar dhe një herë se sa të ulët, gënjeshtarë, mashtrues e të poshtër jeni. Pandehni se duke nxjerrë një gjysëm budalla për të kërkuar ndjesë do e hidhni lumin. Sa pa tru që jeni. Poshtërsitë tuaja ndaj këtij vendi e populli nuk lahen kurrë duke kërkuar ndjesë, por ndryshe…”. mendon një tjetër qytetar.

Një tjetër shkon edhe më tej, teksa i kujton deputetit demokrat se si i jati i tij para se të bëhej me PD-në, para ’90 ishte mik i ngushtë me ish-udhëheqësin komunist, Ramiz Alia. “O Balliu Junior, Fariu Komunist, shok i Ramiz Alisë, ju drejtues i PD, me pushtet para ‘90, dhe pas 90!!! Kush te beson Ju?”, shprehet një komentues. Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floriri: 02/12/2018 01:46

    Nga deputeti me dallkauk I parlamentit mos prisnim qe tju flase per se mbari , mbasi ne shkolle ka shpene kembet jo koken e sa per politike I ngjan babait qe ka realizuar cdo gje me ane te servilizmit si me diktature e me demokraci Beme baba te te ngjaj O cuni I Faros ti ne emer te pd duhesh te kerkosh falje pse qeveria jote I ka lejuar keta njerez te ardhur nga veriu a jugu kudo qofshin te zaptojne tokat e te tjereve e aq me keq kur ky projekt eshte bere nga pd e sot nuk ishin keto probleme ,pra shoket e titati bene rrumoalle jo shtet duke bere mishmash gjithe vendin ku jane zaptuat prona e ti demostron per te mbrojtur antiligjin ja je kaq I squt si pula qe ha m.t

    Përgjigju
  • Populli: 01/12/2018 17:37

    Katundari i Slabinjes na cavi trapin

    Përgjigju
  • alti: 01/12/2018 16:02

    o fari ik futi naj tasqebat gjekund ore te mart te mberthyerat. ti perdor hudhrat ne vend te kolinozit kelysh kerrici.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar