Komisioni Qëndror i zgjedhjeve i është përgjigjur kreut të shtetit Ilir Meta, pas kërkesës së tij shkresore për të mësuar procedurën me të cilën janë futur në Kuvend, deputetët e opozitës së re, pas vendimit të opozitës tashmë jokuvendore për të djegur mandatet në bllok.

Përmes shkresës së KQZ, dokumentohen të gjitha vendet vakante në Kuvend që nga nisja e mandatit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 e deri tek deputetët e opozitës pa vendimit për të lënë mandatet për shkak se sipas tyre ky parlament është ilegjitim.

KQZ ka ndjekur të njëjtën praktikë për zëvendësimin e tyre, pavarësisht se të ndodhura në kohë dhe në rrethana të ndryshme. Bashkangjitur me njoftimet e vendeve vakante, KQZ i bashkangjit dokumentit edhe një vendimet e dhënies së mandateve deputeteve që kanë plotësuar vendet e tyre të mbetura vakant në parlament.