Kylian Mbappe u lidh me një largim nga PSG, kjo për shkak të situatës së tensionuar te francezët. Marca në Spanjë njoftoi ditë më parë se raportet mes klubit kampion të Francës dhe sulmuesit ishin ftohur, duke e bërë fakt të kryer largimin e tij në verë edhe pse rinovimi i katër muajve më parë ishte deri në 2025.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe vetë sulmuesi, që i cilëson si thashetheme të mediave. Pas fitores 1-0 të PSG në derbin me Marseille, sulmuesi që asistoi për golin e Neymar i vuri "vulën" çështjes së largimit.
"Në Paris jam shumë i lumtur, nuk kam kërkuar kurrë të shitem. Thashethemet janë të trilluara. Nuk më interesojnë të gjitha këto thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di se si ka dalë një histori e tillë, edhe unë u habita”, tha Mbappe.