Kërkoi leje për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës, dështon sërish seanca për Fredi Belerin

TIRANË- Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë sërish seanca për Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të Burgjeve pa prokurë të posaçme.

Beleri apeloi vendimin e shkallës së parë, që e rrëzoi kërkesën e tij. Ndërkohë, seanca e radhës u la për të mërkurën e ardhshme, datë 24 janar. GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Belerit për masë më të lehtë sigurie se ajo arrest me burg.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë