Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata lë në burg sanitaren Tire Alldervishin
Sanitarja Tire Alldervishi
Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest ne burg në një masë më të butë. Sanitarja e spitalit COVIT 2, Tire Alldervishi, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.
Ndërkohë me datën 11 mars, Gjykata e Apelit liroi dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën ‘detyrim paraqitje’. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.
Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, ku sipas prokurorisë ishte e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.
Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, u vu në pranga pas denoncimit në media që bëri vajza e saj Liljana Kalemi. Vajza e pacientes tha se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishin, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
89.5%
-
Pak
10.5%
-
Nuk kam mendim
0%
Vota total: 38
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35
-
Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria
25 Mars, 14:20
-
Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën
25 Mars, 13:41
-
Vrasja e 24-vjeçares palestineze nga babai/ Familjarët nuk tërheqin trupin e pajetë, e reja mund të varroset në Tiranë
25 Mars, 10:51
-
Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror
25 Mars, 10:39
-
Goditën me sende të forta 38-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Kamëz! Dyshime se u konfliktuan për një vajzë
25 Mars, 09:59
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Tritol në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë! Pronari: S'kam konflikte, nuk e di kush mund të jenë autorët
25 Mars, 07:57
-
Shqipëria drejt Evropës me tren të shpejtë? 'Starline' propozon rrjet hekurudhor që do të transformojë udhëtimet në kontinent, Tirana në linjën 'Lisbonë-Kiev'
24 Mars, 20:35
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars, 14:14
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26