TIRANË- Thellohet skandali që nisi me denoncimin që tronditi gjithë publikun shqiptar, atë të sjelljeve monstruoze të sanitares Tire Alldërvishi në spitalin COVID-2 me një paciente të moshuar e cila më pas humbi dhe jetën.

Katër urdhërarreste janë ekzekutuar sot nga autoritetet në Tiranë. Të arrestuarat janë 3 infermiere dhe 1 sanitare dhe sipas Prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për grup të mirëfilltë kriminal me qëllim fitimin. Bëhet fjalë për infermieret Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj

Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës bëhet me dje se komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses, vajzës së viktimës, janë bëre si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s App.

Sipas Prokurorisë është e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.

"Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e me tepër. Këta persona në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë e cila duhet të përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abuzimit me detyrën dhe përfitimit në kurriz të pacienteve dhe të familjarëve të tyre. I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kanë përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës", thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.

Të arrestuarat
Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal

Tire Alldërvishi, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 mln lekë të vjetra. Pas zbulimit të skandalit  Tire Alldervishi u arrestua menjëherë nga uniformat blu. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Alldervishi nuk ishte në pavionin ku ishte pacientja dhe për të shkuar në atë pavion hiqej sikur ishte tezja e saj.  

Në vendimin e lënies në burg të Alldërvishit, gjyqtarja Rexhina Memlika dha një mesazh shumë të fortë. Ajo u shpreh e pakënaqur nga klasifikimi i veprës penale nga prokuroria duke sugjeruar ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar dhe se masa e marrë për të akuzuarën është masa më evidente që të parandalohet në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi. Siç duket edhe ky mesazh i fortë ka ndikuar në hetimet që janë bërë. 

Kjo ngjarje e rëndë ka krijuar reagime të shumta në opinion publik, media por edhe në politikë. 

1612796393_RukijeHoxhaJTIRESIDORELACELA.jpg

 

Infermierja Sidorela Çela, Tire Alldërvishi  dhe Rukije Hoxhaj

 

1612801330_SidorelaelaMiraBushiSheqerijeKociRukijeHoxhaj.jpg
Sidorela Çela, Mira Bushi, Sheqerije Koci dhe Rukije Hoxhaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
E arrestuar si e përfshirë në skemë/ Kjo është sanitarja që bashkëpunoi me Tiren te COVID-2 për të marrë rryshfete (FOTO)

1612796538_RUKIJEHOXHAJ1.jpg

Report Tv ka siguruar foton e sanitares Rukije Hoxhaj e cila ka bashkëpunuar me Tire Alldervishin për tu marrë rryshfete pacientëve të shtruar që po kuroheshin për COVID.

Ora 15:49
Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, u pezullohet licensa profesionale 3 infermiereve të 'Shefqet Ndroqit'

1612795995_tirealldervishi2.jpg

Urdhri i Infermierëve ka pezulluar licensat profesionale për 3 infermieret e arrestuar të spitalit 'Shefqet Ndroqi' të cilat kanë bashkëpunuar me Tire Alldërvishin.

Ky pezullim do të jetë në fuqi deri në një vendim gjykate.

Ora 15:08
Infermierja i dërgon mesazh Tires, mënyra se si merrnin pagesat: Shko ndërro pacientin, më pas të jap kafen

1611673124_covertirealldervishi1.jpg

Një tjetër detaj nga përgjimet e siguruara nga Report Tv lidhur me rastin e Tire Alldërvishit ka të bëjë me mënyrën se si infermieret merrnin pagesat për shërbimet që ato kryenin ndaj pacientëve.

Në bisedë përmendet emri i infermieres Sheqerije e cila i dërgon mesazh SMS, Tires. Ajo i thotë që të shkojë të ndërrojë një pacient dhe më pas të marrë kafen (paratë) për shërbimin e kryer.

Kjo duket se e vendos Sheqerijen në rolin e një 'organizatoreje' por ende nuk ka një rezultat nga hetimet e kryera deri më tani.

”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe.  Ne rregull.  Mos harro.  Me thuaj pastaj” - i ka dërguar mesazh Sheqerija Tires.

Ora 14:31
‘I kemi ndarë me dhoma’/ Zbardhen përgjimet e Tires me infermieren: Ti e di që punojmë bashkë

1611059795_1610614575tire.jpg

Report Tv ka siguruar një pjesë të përgjimeve që Tirja ka bërë me infermieren Mira Bushi. Nga sa shihet, ato i kishin ndarë pacientët me dhoma.

Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që që sipas prokurorisë janë para.

17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj

17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Ora 14:21
Prokuroria: Tirja ka mashtruar disa familjarë të pacienteve me COVID, ka përgjime

1611673124_covertirealldervishi1.jpg

Prokuroria ka administruar prova të reja se Tire Alldervishi ka mashtuar disa familjarë të pacientëve të shtruar me COVID.

”Personit nën hetim Tire Alldervishi, i është kqyrur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular i markës ”Samsung” me kartë sim.

Nga kqyrja e aparatit celular në posedim nga personi nën hetim Tire Alldervishi, rezulton se kjo shetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”ËhatsApp” dhe SMS, rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.

Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja ne dore e vlerave monetare dhe duke e perdorur detyren e tyre si mjet perfitimi personal”, thuhet në dosje.

Ora 14:20
Kjo është infermierja që bashkëpunoi me Tiren për të ‘zhvatur’ familjaren e një pacienteje me COVID (FOTO)

1612790427_sidorelacela001.jpg

Report Tv ka siguruar foton e infermieres Sidorela Çela e cila ka bashkëpunuar me Tire Allëdervishi. Ajo është infermiere në spitalin COVID-2.

Ora 13:36
COVID-2 ‘pushtohet’ nga policët, momenti i arrestimit të 3 punonjësve që bashkëpunuan me Tire Alldërvishin (VIDEO)

Report TV sjell video nga momenti i arrestimit të 3 infermiereve dhe sanitares, me të cilat ka bashkëpunuar Tire Alldërvishi në skemën kriminale për marrjen e parave kundrejt shërbimit në spitalin COVID-2, edhe pse rezultoi që as shërbimin nuk ia bënin pacienteve.