Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Vetëm Tirja në burg! Të akuzuara për ryshfet, Apeli liron dhe 2 bashkëpunëtoret e tjera

Skandali te 'Shefqet Ndroqi'/ Vetëm Tirja në burg! Të akuzuara për ryshfet, Apeli liron dhe 2 bashkëpunëtoret e tjera

Sidorela Çela, Mira Bushi, Sheqerije Koci dhe Rukije Hoxhaj

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu edhe dy infermieret e tjera, bashkëpunëtoret e infermieres Tire Alldervishaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë liruar nga burgu, 2 infermieret e spitalit 'Shefqet Ndroqi', Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi. Gjykata e Apelit ka vendosur për Sheqerije Koçin dhe Mira Bushin, zëvendësimin e masës së sigurimit "Arrest me burg" dhe vendosjen e masës së sigurimit "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore" të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.

Kujtojmë se pak javë më parë u lanë të lira, Sidorela Çela infermierja e dyshuar si bashkëpunëtore e Tire Alldervishti dhe sanitarja Rukije Hoxha nga spitali Covid2. Ato u ndaluan fillimisht si pjesë e grupit të “Tires” të cilat kundrejt pagesave ofronin shërbimet në spitalin Shefqet Ndroqi për të shtruarit nga Covid.

Më 10 shkurt ishte gjyqtarja Rexhina Merlika e cila caktoi ndaj 4 të dyshuarve masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa si provë akuza solli në gjykatë edhe fshirjen e të gjitha bisedave në celular mes të ndaluarve dhe Tire Alldervishit.

Ndërkohë ato janë pezulluar nga detyra si pjesë e spitalit “Shefqet Ndroqi” deri në përfundim të hetimit penal nisur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, ku sipas prokurorisë ishte e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, u vu në pranga pas denoncimit në media që bëri vajza e saj Liljana Kalemi. Vajza e pacientes tha se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishin, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!