Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës për Lefter Kokën. Gjykata i jep të drejtë Kokës që të kryejë vizita mjekësore jo vetëm në ambientet e paraburgimit, në QSUT dhe në qendra të posaçme.
Ky vendim vjen si pasojë e aktit të mjekësisë ligjore që e ka përcaktuar gjendjen e Kokës të rënduar.
Gjyqtari Erion Bani arsyeton se pavarësisht raportit të eksperteve që e paraqesin gjendjen e rëndë ai kurohet edhe në ambientet e paraburgimit si çdo qytetar tjetër.
Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto. Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.
Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit
- 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
- 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
- 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
- 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Inceneratori i Tiranës/ Ish-ministri Lefter Koka kërkon pafajësinë
13 Mars, 13:07
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi deputetja e PD
13 Mars, 09:16
-
Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, masë absurde! Ky institucion s'ka kontroll, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie
13 Mars, 07:30
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Shtyhet edhe seanca e dytë në Apelin e GJKKO! Nesër në 10:00 shpallet vendimi, Veliaj: SPAK prova të reja me përgjime në paraburgim? Asnjë sekret në bisedat me familjarët
12 Mars, 07:46
-
Masa e Veliajt në Apelin e GJKKO, analisti Meçaj në Repoltix: Ja pse këta duan ta mbajnë Erion Veliaj në burg, nuk ekzistojnë kushtet që ai të arratiset
11 Mars, 22:10
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34
-
Seancë maratonë në Apelin e GJKKO/ Veliaj e Abule duan lirinë kundrejt garancisë pasurore! Avokatët kërkojnë të njihen me provat e reja, shtyhet për nesër (VIDEO)
11 Mars, 07:16