TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ndërtuesit Ilir Shtufi për zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shtufit, biznesmenit të lidhur me Shkëlzen Berishën kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie se arresti në burg, qoftë edhe lirinë kundrejt garancisë pasurore, por kërkesa iu rrëzua.

Shtufi ndodhet ende i arrestuar në Greqi dhe shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.

Ai akuzohet nga SPAK se pastroi paratë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në vende të ndryshme të Evropës.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim....