Prej disa ditësh bashkia e Tiranës po shpërndan ndihma me paketën humanitare për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit në këto ditë të emergjencës së koronavirusit. Por në këtë raste nuk mungojnë as abuzuesit, pasi janë evidentuar edhe persona që kërkojnë ndihmë, por jetojnë në vila tre katëshe. Për këto raste Erion Veliaj është shprehur: “Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar.”

Ndërkaq kryebashkiaku u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që janë vetëm të telefonojnë në numrin 0800 0888.

Në Tiranë - thotë Veliaj janë 35 000 të moshuar të vetmuar.

 “Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia. Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm.  Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800 0888 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al.

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila tre katëshe, iu bëj  thirrje ky nuk  është rast për të abuzuar. Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek Bryli, s'mund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon. Nëna të ka bërë kokën. Ne jemi këtu për ata të moshuar që s'kanë askënd dhe janë të vetmuar,”- tha Veliaj.