Nishani për Report Tv: Basha s’u bë kurrë lider! Akuzat për vjedhje votash, alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësisë! Rama do fitojë dhe në 2025 nëse PD s’reformohet

TIRANË- Akuzat për vjedhje të votave në 25 prill, ish-presidenti Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, i ka konsideruar si një alibi e dobët për të mosmbajtur përgjegjësi për humbjen. Bashën, Nishani e ka quajtur si një drejtues në tentativë për t’u bërë lider, por që nuk ia doli kurrë, prandaj e cilëson si një hap kyç largimin e tij dhe reformimin e PD-së. Në kjo nuk ndodhë, pra që në radhët e demokratëve të vijë ndryshimi, atëherë Nishani është i bindur se kryeministri Edi Rama do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

 “Alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces, vëtretimi se janë vjedhur zgjedhjet, duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen. (...) Nëse nuk largohet, do dëmtojë personalitetin e vet, Basha e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin. Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj”, tha Nishani.

Në intervistën ekskluzive për gazetaren e  Report Tv, Danjela Maloku, Nishani si një nga nismëtarët për shkarkimin e Bashës dhe themelues të nismës “grupimi për PD-në”, shtoi se nuk ka pasur asnjë kontakte me liderin e opozitës, apo edhe ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit njihet për marrëdhënien e ngushtë që ka me Nishanin, por sipas ish-presidentit, ai ka zgjedhur që raportet personale t’i mbajë larg. Kritikat nuk i ka ndalur për Bashën, ku tha se nuk duhet t’u kërkojë të tjerëve të sillen si europian, kur ndërkohë vetë ndjek modelin afrikan. Më tej, ka listuar edhe argumentet pse kërkesa për largimin e Bashës nuk është personale.

“Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së. Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030”, tha Nishani.

Nishani e sheh të zymtë të ardhmen nëse situata brenda PD-së nuk ndryshon, duke thënë se në fund do të kemi një qeveri të korruptuar dhe një opozitë të pazonjë për të sjellë ndryshimin.

VIDEO/ Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Nishani: Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë Kushtetuese, sjellja e mazhorancës për shkarkimin e tij aspak serioze

 

Për ish- presidentin, Bujar Nishani, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës sa për t’u shkarkuar. Ai tha se kjo sjellje e mazhorancës është një tregues se qeveria e ardhshme do të jetë arrogante.

“Presidenti gjykohet vetëm nëse ka bërë një krim dhe një shkelje të Kushtetutës, unë nuk kam parë asnjë rast të një shkelje të rëndë nga ana e presidentit të republikës dhe në gjykimin e presidentit duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duan që të heqin vëmendjen se mazhoranca nuk ka ndonjë interes, se i fituan zgjedhjet, nuk është sjellje serioze, por paralajmëron qeverisjen arrogance që do ketë qeveria e re. Nuk është serioze dhe nuk ka për të arritur asgjë, se parlamenti nuk e shkarkon dot, por e vendos Gjykata Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese nuk besoj se do ketë një vendim për shkarkimin e presidentit se nuk ka bërë një shkelje të rëndë”, tha Nishani.

Ora 12:48
Grupimi për PD/ Nishani për Report Tv: Nuk kam kontaktuar as me Bashën dhe as me Berishën

 

Bujar Nishani ka deklaruar se nuk ka pasur komunikime me Berishën apo Bashën, lidhur me qëndrimin e tij kundër kryedemokratit pas zgjedhjeve të 2025.

“Nuk kam pasur kontakte as me Bashën e as me Berishën, kam qenë bashkëpunëtor i Berishës, jemi miq. Raportet personale duhet të qëndrojnë jashtë për interesin publik”, tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • diana: 09/05/2021 14:35

    Ashtu eshte nishan,,basha eshte maskara djale,,,EDI RAMA E CIMENTOI PUSHTETIN E VET EDHE PER 100 VRITET E ARDHSHME,,...

    Përgjigju
  • Iris: 09/05/2021 03:03

    Bujari po sulmon Bashen ashpersisht,ia ka vene nishanin karriges se tij per vete.

    Përgjigju
  • karadakliu: 08/05/2021 20:04

    JO reformim te pD,po nderrim kuandrosh,frsk im me te rinje,jo me kuadro te skaduara,sic mishin Salihu,Ristani,ju dhe paloka e disa te tjere.me keta nuk ecet.Madje as me ata qe u munduan te beh en bisht i mjuaj.PD eshte vlere nese njerezit e vleres e marrin drejtimin e saj.Ramen mund ta rrexojne vetem sovrani,bindja se ju qeberisni me mire.

    Përgjigju
  • Vota e life: 08/05/2021 19:53

    Nese nuk reformoheni që të fitoni bashkine e Tiranës në 2023 , atëherë nuk keni asgje ne vije ! Nuk i duhen Pd bashki nivelit trete si Kukes etj por duhet të fitoni bashkine Tirane ! Por Basha nuk fiton asgje ndaj me kete Bashen perseri në 2023 do tju munde lali Eri Fiku në Tirana!

    Përgjigju
  • GOLI: 08/05/2021 16:48

    TE FLASISH PER LULIN DHE TE FAJSOSH ATE ESHTE KOT FARE...LULI NGA NATYRA ESHTE I TILLE DHE KAQ...SI TE FAJSOSH NJE TE TILLE SI LULI,ÇUNI THJESHT S'JA ARIN DOT... FAJTORE ESHTE Z. SALI BERISHA-TE BEJE GABIM TE TILE PER TE BERE LULIN KRYETAR PARTIE!!!

    Përgjigju
  • Oktapodi shqiptar i Presidences: 08/05/2021 14:14

    Po priten shqiptaret qe pergjigjen e shkeljes apo jo te kushtetutes nga Goldi m... ta marrin nga Nishani gjendja eshte e pashprese.Per Nishanin jo vetem thirrjet per kryengritje e per rrembime kosoresh e cfurqesh dhe as thirrjet e tij te cmendutra kunder Amerikes e perfshirja e tij si bandit ne fushate zgjedhore jane "hollesira".Pastaj, per Nishanin edhe anullimi i zgjedhjeve te kaluara nuk eshte shkelje kushtetuese( qe dhe Venecia e cilesoi si tejkalim kompetence,pavaresisht se nuk shruhet asgjekundi ne kompetencat e presidentit,apo caktimi qesharak perseri i zgjedhjeve ne 13 Tetor (lokalet) dhe qe s'e mori asnje parasysh as PD-ja,as partia bande e tij dhe as shqiptaret ne teresi jo e jo.Ky karagjoz gaztor i presidences ,sipas Nishanit pa Nishan,me apo pa mustaqe eshte brenda kompetencave! Bravo Nishan!Dhe ketu nuk behet fjale per shperdorimin e detyres nga Goldi M.. duke dekoruar kriminele ,bandite e sigurimsa apo dhenie shtetesie pa kriter dhe me procedure ekspres,per tu bere ndere miqve te tij,pa ka marre para apo jo kjo eshte histori tjeter qe eshte kpmpetence e SPAKUT per t'u pare...! Per Nishanin fajtor per PD-ne eshte vetem Shvejku Lyl,pa cka se Ai qe e mban ate rob qe te mos jape doreheqjen eshte krye.ari real,interesat e te cilit ai perfaqeson dhe qe po te doje ai ,vetem sa te ngryset ne fytyre,te ngryse vetullat e jo te flase e kane kapur per zhelesh Lylken e Teta Ollges brenda minutes dhe e kane futur ne Aeroplan per ne Hollande.Dhe kete gje e di mire Eduard Selami,se Olldashi nuk jeton me,i cili guxoi te garonte ,pa lejen e Berishes me kllounin e cirkut te SHQUPIT!Ndaj qendron Lyli atje dhe asnje nuk guxon te hape kutine e pandores,sepse ajo parti ka pronar dhe pronari ka caktuar administrator Lylin!Te tjeret po te duan le ta pranojne dhe nese nuk e pranojne dera eshte e hapur per te gjithe,duke filluar nga ish Noteri i Presidences,Nishani!Per te mos e thene qe po ta kruajne shume do kene fatin e Pashkos,Olldashit,Azemit,Brocit etj etj!Dhe kete Nishani e di mire!

    Përgjigju
    • Ka shum zullum e llum ne ta: 08/05/2021 15:05

      Pikes i ke rene. Me nershmeri Pd nu vjen. Me dhun, me te njejtat figura te urryera si zor se vihet ne pushet. Duhet nji çun i mir i paperlym, jo si ky kapteri qe nderron kapotat.

  • dibran: 08/05/2021 14:07

    ...Ehhhhhhh !!! Sa poshte kemi rene !!!!!! Edhe me pampersa veshur, edhe jep mend! O po kjo pike e zeze qe na ka gjetur!!!!! Gjytyrym! Shko dhe rehatoju ne shtepi dhe leri te qete njerezit serioze dhe te mencur te ketij populli te japin mend! Nese se jo, atehere do ti themi SALI-SERB-KRIMINEL-DUARGJAK-TRADHETARIT qe te te dergoje prape atje ku te mori- Te mbushesh me karburant makinat ne Durres! Turqeta ,Mano!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja