Ivi Kaso: PD po gjen prova që vërtetojnë parregullsitë në zgjedhje! Para votimeve kemi bërë 180 kallëzime në Prokurori dhe 40 në SPAK

TIRANË- Nga selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka njoftuar se partia më e madhe e opozitës është duke mbledhur provat që sipas tij do të vërtetojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Kaso tha se në PD kanë bindjen se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha Kaso.

E pikërisht për këtë dosje me prova që pretendojnë se kanë demokratët janë informuar edhe shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek si edhe ambasadori italian, Fabricio Buci, me të cilët kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot takime të njëpasnjëshme. 

Partia Demokratike dhe aleatë të saj kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë se kanë blerë votat për zgjedhjet e 25 prillit, duke deformuar rezultatin si edhe kanë pretenduar për parregullësi në procesin e votimit dhe numërimit. Për këtë arsye, PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ. Ashtu sikundër kërkoi edhe të dhënat e grumbulluara nga identifikimi biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë, por edhe të atyre që u identifikuan manualisht në zonat ku pajisja elektronike nuk funksionoi. Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, edhe LSI-ja, një ditë pas PD-së, iu drejtua me kërkese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe nga demokratët, Monika Kryemadhi kërkon vetëm pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 03/05/2021 19:02

    Si provat e babales po bledh pd se si babalja jane katandisur te gjithe te pd nga saliu deri te grida prostitutja

    Përgjigju
  • robi: 03/05/2021 18:21

    O Ivi shib endrra me sy hapur bashke me Lefter hunderr maliq kokexhufken dhe Zheji kokeqenin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja