Nishani dhe kritikët e Bashës dalin para medias: Zgjedhjet s' mund të humbeshin! Dorëheqja e parevokueshme e Bashës është fillimi i ringritjes (VIDEO)

TIRANË- Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike është fillimi i ringritjes së kësaj force politike. Ky është mesazhi i fortë i grupimit  “Për PD-në” i përbërë nga figura të rëndësishme për demokratët, mes tyre edhe themelues të kësaj force politike.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha janë të mendimit se PD-ja nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. Për pasojë, për këtë dështim bëjnë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha e si rrjedhojë kërkojnë largimin e tij dhe hapjen e PD-së.

"Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe. PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj. Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit. Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Një nga kritikët më të ashpër të Bashës është edhe ish-presidenti Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar në PD. Nishani hodhi akuza shumë të forta duke thënë si kryedemokrati hodhi në kosh punën e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për interesa personale, teksa komentoi edhe ftesën e Ramës drejtuar Bashës. Për ish-presidentin, pranimi i kësaj ftese do të ishte "thika më e helmatisur për demokratët" nga Basha, e që sipas tij nuk do ishte gjë tjetër veçse asgjësimi i PD-së ose shndërrimi i saj në një aneks i Ramës.

I ashpër ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Arben Islami kundër Lulzim Bashës., i cili tha se do të bëjnë "gjithçka" deri sa të arrihet në qëllimin për largimin e kryedemokratit. Ai solli në vëmendje figura si Fatos Nano apo Sali Berisha duke thënë se fituan më shumë respekt pas largimit të tyre pas humbjeve në zgjedhje, dhe se të njëjtën që duhet të bëjë edhe Basha.

1620296204_PD25.jpeg

1620296215_PD21.jpeg

Ish-presidenti Bujar Nishani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Imami i ashpër kundër Bashës: Do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon bashkëpunim me PS, respekti për Nanon e Berishën u rrit pas dorëheqjes

 

I ashpër ka qenë ish-deputeti i PD-së, Arben Islami kundër Lulzim Bashës., i cili tha se do të bëjnë "gjithçka" deri sa të arrihet në qëllimin për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

"Do bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për fatos Nanos pas dhënies së dorëheqjes apo të Berishës", tha Imami.

Ora 12:31
Nishani: Basha hodhi në kosh punën e Komisionit të kandidatëve për hir të interesave të tij

 

Ish- presidenti Bujar Nishani ka folur për herë të parë duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka hedhur poshtë punën e Komisioni të vlerësimit të kandidaturave, teksa tha se selia e PD  e cilësoi "Komisioni Nishani".

Selia e PD e ka etiketuar "Komisioni Nishani"kam vajtur se kam dashur që të mbajë përgjegjësi për kontributin, ka qenë kolegjial, pa kryetar, vendimet e komisionit janë subjektive se njerëzit marrinvendime subjektiv. Puna e Komisionit u hodh në kosh, nuk u morr parasysh, ndonëse anëtarët dhe vendimit ishin me akte nga Kryesia, dhe kjo punë u hodh poshtë dhe qytetarët janë ndikuar, që edhe për një proces që mund të ishte pozitiv, për hir të interesave të një njeriu që paraqiti listat e deputetëve u hodh poshtë. Nuk e mendoja se Komisioni do ishte një farsë, kam besuar që do të respektohej Komisioni, ne kemi bërë një punë shumë serioze, shumë të përgjegjshme. Nuk dola në fushatë se do bëja një gabim politik në interes të PD, angazhimi im në Komision ishte në interes të PD, fushata elektorale mendoja se ishte në funksion të PD", tha Nishani.

Ora 12:25
Imami: Kemi pasur informacion për bashkëpunimin mes PD-PS

 

Një nga anëtarët e grupimit për PD-në, Arben Imami ka deklaruar se ka pasur informacion për tentativën e bashkëpunimit mes PD-PS, që sipas tij ka nisur që në 17 maj.

"Kemi informacion, Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025", tha Imami.

Ora 12:17
Bashkëpunim PD-PS, Nishani: Do ishte thika më e helmatisur pas shpine! Basha do asgjësonte PD, e kthen në aneks të Ramës

Ish- presidenti, Bujar Nishani tha se nëse ka do të ketë një bashkëpunim mes PD-PS do të ishte një "thikë pas shpine" për demokratët.

" Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo të ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët. Do ishte thika më e helmatisur pas shpine", tha Nishani.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!