Kërkon lirimin nga burgu prej gjendjes shëndetësore, shtyhet sërish seanca për Lefter Kokën! Mungon eksperti

Mungesa e ekspertëve që do të vërtetonin gjendjen shëndetësore të Lefter Kokës shtyu sërish vendimin në Shkallën e Parë të GJKKO për kërkesën e bërë për ndryshim mase të sigurisë. Seanca e radhës do të jetë më 11 nëntor, ora 11:30.

Koka kërkon zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërsa ndodhet pas hekurave për inceneratorin e Elbasanit. 

Për çështjen e inceneratorëve ishte në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, por u la në "arrest shtëpie" dhe do të ndjekë hetimet nga shtëpia. Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen