Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe janë prindër të një vajze, Poem Blu.
Sara, në marrëdhënien e saj me Ledrin është shprehur gjithmonë se nuk është xheloze. Në intervistën e saj më të fundit në “Prive”, e pyetur se me kë donte që reperi të kishte një bashkëpunim muzikor nga një prej ish-të dashurave të tij, Sara tregoi emrin.
Ajo do të donte që Ledri të kishte një bashkëpunim me Dua Lipën.

“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”, tha Sara.
S.C/Shqiptarja.com
Komente

