Kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqares së Krujës Enkeleida Hoxha
Ish gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, që vendosën për të mos e liruar nga qelia.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.
Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.6%
-
Jo
67.6%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4417
Lajme të tjera
-
Fatmir Mediu viziton NASA-n, ironia e Mero Bazes: Do e çojnë në hapësirë nëse dënohet nga SPAK, Interpol se ekstradon dot
3 Shkurt, 19:12
-
Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, SPAK kërkon 4.5 vite burg për Ibrahim El Salih
2 Shkurt, 12:03
-
Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati
2 Shkurt, 11:51
-
Bejko: Thirrje SPAK, heto Ramën dhe Berishën për aferën McGonigal
2 Shkurt, 11:07
-
Gjykata e Posaçme 'luftë' me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, prokurorja Manjola Kajana bën rezistencë, ankimon në Apel urdhrin për nisjen e hetimeve
1 Shkurt, 15:36
-
Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, deri më sot e ruante policia (VIDEO)
1 Shkurt, 10:28
-
Ylli Pata: Kërcimi nga belaja para derës së SPAK!
31 Janar, 18:27
-
Aplikacioni 'Aktivist'/ Rithemelimi akuzon Ramën për shantazh të administratës publike: I detyron ta përdorin! SPAK të nisë hetimet
31 Janar, 13:24
-
Dosja e McGonical/ Bardhi kallëzoi Ramën, SPAK nis verifikimet! I kërkoi akt akuzën amerikane, deputeti i përgjigjet
31 Janar, 12:37
-
Kryemadhi, gati 3 orë në SPAK për kallëzimin për Inceneratorin e Tiranës: Solla dokumen të reja
31 Janar, 07:48
-
21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit
30 Janar, 19:38
-
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie
30 Janar, 16:37
KETE PLEHREN DENOJENI ME BURGIM TE PERJETSHEM....
Përgjigju