Një grup trafikantësh shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle pasi kërkonin nga 3 deri në 15 mijë euro për secilin emigrant që donte të shkonte ilegalisht në Britani. Në pranga kanë rënë 7 persona, 5 prej të cilëve në Bizkay si dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës, u arrestuan në Aeroportin e Madridit teksa po ktheheshin për Shqipëri.
Ata i kalonin emigrantët si turistë nga Porti i Bilbaos ose Santander për në Britani dhe i mbanin dokumentet e identifikimit atyre që kalonin në Angli derisa të shlyenin tarifën me të cilën kishin rënë dakord me grupin, shkruajnë mediat spanjolle.
Emigrantët, përfshirë dhe të mitur prisnin në çadra tokën e Biscay dhe hynin fshehurazi si turistë në tragetet që shkonin për në Britani duke rrezikuar edhe jetën. Nga vështirësitë që hasnin duke u fshehur brenda kamionëve ose kontejnerëve, kishte raste që vetëdorëzoheshin duke bërtitur ose godisnin fort muret e kabinave ku qëndronin.
Operacionet nga Spanja për të zbuluar linjën e trafikut të emigrantëve nisi pas ankesave dhe gjobave për kompanitë e transportit nga autoritetet britanike pasi u konstatuan kontejnerë me probleme ose të hapura. Spanja përmirësoi teknologjinë për të zbuluar njerëzit që fshiheshin nën kamionë ose brenda kontejnerëve.
Hetuesit e kishin të vështirë të çmontonin grupin e trafikantëve shqiptar dhe të binin në gjurmët e tyre pasi kishin një sistem mjaft kompleks për të mbledhur dhe dërguar paratë në vendin e tyre pa u zbuluar nga policia.
Sipas mediave spanjolle, emigrantët që kishin synim Britaninë, shkuan në mënyrë legale në Spanjë pasi ligjit të vitit 2010 që mund të hynin pa vizë dhe të qëndronin jo më shumë se 90 ditë. Nga operacioni ‘Epiro’ që ka nisur prej vitit 2019 mund të ketë edhe arrestime të tjera.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
20 Janar, 16:18
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43