TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet i arrestuar për aferën miliona euroshe për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj tij “arrest me burg”, ndërsa Koka bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, të dhënë më 5 Janar të këtij viti, kërkesë kjo që u hodh poshtë.
Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.
Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
20.1%
-
Jo
74.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2457
Lajme të tjera
-
Kush përfiton nga puna e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme
24 Shtator, 21:07
-
Gërdeci/ SPAK kërkon për herë të parë dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! U arratis nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit ku thuhej se u ankua për Shkëlzenin
23 Shtator, 16:31
-
Masakra e Gërdecit, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar nga SPAK, avokati në Report Tv: Zhvillime pozitive, drejtësia po bën atë që kërkojnë qytetarët
22 Shtator, 13:52
-
Inceneratori i Elbasanit/ Përfundon mbrojtja, Lefter Koka dorëzon raport mjekësor se ka probleme psikologjike! GJKKO vendos më 5 tetor
21 Shtator, 10:57
-
Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private
20 Shtator, 14:28
-
Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm
20 Shtator, 13:17
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Kush e pengon SPAK, të 'godasë' djathtas?
19 Shtator, 13:33
-
Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin, mbetet në burg! Në gjykatë ambasadorja greke e Vangjel Dule! Qytetari i irrituar: Turp t'ju vijë! Mbroni një vrasës
18 Shtator, 09:28
-
Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un? Dikur i tregonte si bëhej puna
17 Shtator, 20:14
-
SPAK çon në gjykatë dosjen për Lefter Allën dhe 12 të tjerë! Si përfitoi tenderin 322 mln lekë i afërmi biznesmen i ish kryebashkiakut socialist
16 Shtator, 11:50
-
Teksa Veliaj fliste në Këshillin Bashkiak, Bashkia e Kavajës kryen edhe një pagesë tjetër për inceneratorin! Hutohen këshilltarët e opozitës
15 Shtator, 19:16