Kërkuan shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, Kushtetuesja rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Komitetin e Helsinkit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë voshtas kërkesën e Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Helsinkit për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nënvizohet se nuk cenohet e drejta e aksesit në Gjykatë dhe barazia para ligjit. 

‘Gjykata, në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 42 dhe 17 e Kushtetutës, vlerësoi se duke marrë në konsideratë balancën e pasojave, kjo e drejtë nuk u vërtetua se është cenuar në atë nivel që pasojat negative të jenë më të rënda se sa e drejta për eficence, efikasitet dhe cilësi në dhënien e shërbimit te drejtësisë. Pra, kjo ndërhyrje nuk cenon parimin e proporcionalitetit. Ne vlerësimin e Gjykatës, kur krahasohen këto pasoja, është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se individët kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë, pavarësisht pasojave negative që u vijnë përmes riorganizimit gjyqësor, të cilat në thelb nuk e bëjnë të pamundur ushtrimin e kësaj të drejte.’- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i takon pretendimit për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata thotë se 'pasi e vlerësoi atë në këndvështrim të neneve 11 dhe 17 e Kushtetutës arriti në përfundimin se edhe pse ka kufizim të kësaj lirie, ai respekton kriterin kushtetues të proporcionalitetit të ndërhyrjes'.

Duke u ndalur tek pretendimi tjetër për cenimin e parimit të barazisë para ligjit Gjykata Kushtetuese argumenton se: 'në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 11 dhe 18 te Kushtetutës, vlerësoi se edhe pse akti kundërshtuar ka sjellë një diferencim, në rastin konkret ekziston një përligje e arsyeshme dhe objektive.'

Vendimi për hartën e re gjyqësore u miratua më 10 Qershor 2022 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pas vendimmarrjes së KLGj-së avokatët protestuan dhe bojkotuan seancat gjyqësore për periudhën 14 deri 17 Qershor.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të Shkallës së Parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja