Etmond Elmazaj, kërkues në fushën e Green Energy ka dhuruar dy aparate për makinat e bashkisë së Mallakastrës. Këto aparate, për të cilat Elmazaj ka patentë shpikjeje, ulin ndotjen e emëtimit të gazvrave në mjedis.
Lajmi u përcoll nga kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Krenar për punën dhe idetë novatore të krijuara nga mallakastriotët një nga te cilat është Etmond Elmazaj”.
Ndërsa vetë Elamazaj sqaron se “pajisja shpërbën ujin dhe e ndan në oksigjen dhe hidrogjen të cilat injektohen në motorin e makinës. Efekti është i menjëhershëm ul ndotjen (Co2) në masën 90 për qind si dhe ul dhe konsumimin e karburantit të makinës”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)