Kerni rikthen ''Toskwn'',
''Zhizel'', baletin e Agron Alisë

Kerni rikthen ''Toskwn'',<br />''Zhizel'', baletin e Agron Alisë
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka shpallur programin e shfaqjeve janar-shkurt, ku drejtori i Ilir Kerni ka vendosur ta rigjallëroj stinë koncertore me disa vepra madhore si “Zhizel”-n, simbolin e baletit klasik dhe romantik. Me ftesë të drejtorit të TKOB, Ilir Kerni do të vijnë për të performuar në Shqipëri, artistët e La Scala-s, tashmë me kontratë në të famshmin Boston Ballet, shqiptar Eris Nezha dhe bashkëshortja e tij, balerinën Petra Conti. Për Nezhën, kjo është hera e parë që ngjitet në skenën shqiptare dhe ka deklaruar se e pret me emocion interpretimin në TKOB. Baleti “Zhizel” do jetë jetë me koreografi të Agron Aliaj dhe Jacline De Mine, Baltmaestër Alisa Gjoni, Dirigjent E. Doko. “Zhizel” do të ngjitet në TKOB në data 21-22-25-26 janar dhe 8 – 9 shkurt.

Në vijim të kalendarit artistik do të vijojë një Gala e Shkollës së Baletit, por data 27 janar sjell dhe koncertin  e parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Data 28 janar sjell koncertin recital të pianistes Ardita Bufaj, si dhe me pjesëmarrjen e solistëve lirikë të TOB. Edhe pse ka i takon veprave që ishin në skenë gjatë vitit që lamë pas, rikthehet nga repertori i artë i krijimtarisë shqiptare baleti “Halili dhe Hajria” e kompozitorit Tish Daija. Vënë skenë sipas koreografisë së Panajot Kanaçit, baletmaestër Arian Sukniqi dhe vjen në skenë në datat 1 dhe 2 shkurt. Në skenën e TOB gjatë muajit shkurt do të rikthehet krijimtaria popullore.

Koncerti i Ansamblit Popullor me krijimtarinë e Besim Zekthit do të jetë në skenë më datë 4 shkurt. Opera gazmore “Cosi fan tutte” nga Mozart është vepra që plotëson më tej kalendarin artistik. Regjisor Nikolin Gurakuqi, dirigjent Stefani Ligoratti, interpretojnë solistët, kori dhe orkestra Simfonike e TOB, ku publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë në datat 19-21-23 shkurt.
Opera “Toska” e Puçinit që filloi me datë 14 janar do të vijojë në skenë dhe në datat 20 dhe 24 janar.
 

Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane