Kërpaçi: Sistemi shëndetësor pre e grabitjes rilindase! Të ndëshkohen përgjegjësit për koncesionin e sterilizimit

TIRANE- Ish- deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi ka akuzuar ditën e sotme qeverinë socialiste se po grabit sistemin shëndetësor në vend përmes koncesionit të sterilizimit. Kërpaçi tha se përgjegjësit për vjedhjen e këtij koncesioni duhet të ndëshkohen.

Ajo ngre disa pyetje lidhur me masat që ishin marrë për kostot e këtij koncesioni, ndërsa deklaron se shëndetësia nuk ka qenë kurrë më parë në këtë gjendje.

Deklarata e plotë

Sistemi shëndetësor shqiptar është bërë tashmë pre e grabitjes rilindase.

Jo vetëm që gjendemi në ditë shumë të vështira për shkak se mjekët dhe infermierët po ikin nga vendi si pasojë e kushteve shumë të dobëta të punës, por qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë, edhe pse pagesat që i dedikohen shëndetësisë nga buxheti i shtetit, pra nga pasuria e përbashkët e qytetarëve është në shifra marramendëse.

Kemi denoncuar vazhdimisht kontratat klienteliste dhe grabitqare të koncesioneve. Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit po i rikthehemi dhe njëherë koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Pas 3 vjetësh radhazi që shteti paguan koncesionarin, kur është shpenzuar afërsisht nga 19 milion dollarë në vit, Ministria e Shëndetësisë na thotë se paska bërë një amendament, një rivlerësim të kostos së shërbimit dhe ka vlerësuar që pagesa ndaj koncesionarit për të njëjtin shërbim duhet të ulet me 25 %.

Pra, thënë shkurt, deri më sot, duke qenë se koncesionari mund ta kryejë këtë punë edhe më 25% më lirë, çdo qytetar shqiptar është dëmtuar ekonomikisht, është vjedhur pa të drejtë nga një kontratë klienteliste që synim nuk ka pasur cilësinë në shërbim por pasurimin pa të drejtë të klientit të qeverisë.

Duke llogaritur sipas të dhënave zyrtare janë shpenzuar rreth 60 miliardë lekë ose afërsisht 60 milionë dollarë.

I bie rreth 15 milionë dollarë janë shpërdoruar.

15 milionë dollarë do të thotë se gati 2 herë më shumë se inaugurimi i fundit që qeveria ka kryer ose barnat e mijëra të sëmurëve apo mund të ishin përmbushur nevojat e studentëve për konvikte dhe pajisje mësimore.

E kemi denoncuar fort këtë koncesion shpërdorues i cili nuk është thjesht dhe vetëm sterilizim por edhe përfshirja e të tjera shërbimeve siç është ai i mbeturinave spitalore të rrezikshme të cilat janë përzier me qëllime tërësisht abuzive me njëri- tjetrin.

Qytetarët shqiptarë, të cilët jo vetëm nuk marrin kujdesin shëndetësor që meritojnë por janë pre e vuajtjeve nëpër spitale, meritojnë sot përgjigje për sa vijon:

⁃Kush janë përgjegjësit që koncesionari ka përfituar 15 milionë dollarë më shumë dhe a janë marrë masa nga qeveria për ndëshkimin e tyre?

⁃Pse u pritën 3 vite për rishikimin e kostos dhe efektivitetit të shërbimit?

⁃Edhe pas këtij rishikimi, a është kjo kostoja më e ulët me të cilën shërbimi mund të ofrohet? A ka parë qeveria mundësinë për ta ulur edhe më tej koston?

⁃Me 15 milionë dollarë që i janë falur koncesionarit mund të ishin blerë pajisje dhe punësuar mjekë të rinj që shteti ta bënte vetë sterilizimin, duke e pasur këtë investim për vlerë të shtuar që do i mbeste në vite qytetarëve. Çfarë përgjigje ka për këtë qeveria?

Shpërdorimi dhe grabitja e parave është dimensioni i kësaj qeverie e cila në çdo gjë që bën, grabitjen e ka të parën.

Qytetarët dhe pacientët shqiptarë nuk kanë asnjë nevojë për propagandë pasi faktet flasin vetë janë në sytë e njerëzve.

Është fakt që nuk ndryshon që shëndetësia nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje , tërësisht e çorganizuar dhe e grabitur e plaçkitur në financat e saj.

Është momenti për t’i thënë boll propagandës me shëndetësinë dhe pazarit të Rilindjes me jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Besimi i qytetarëve shqiptarë te sistemi demokratik është në nivelet më të ulëta pikërisht prej dorëzimit të pasurisë publike te super të pasurit e lidhur me pushtetin, prej korrupsionit, papunësisë, promovimit të anti-vlerave në jetën publike duke rritur sjelljet negative në shoqëri, papërgjegjshmërinë e funksionarëve publik ndaj qytetarit që e paguan me taksat e veta, kanë ndikuar në këtë humbje besimi.

Koha për ndëshkim dhe koha për ndryshim!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/01/2020 23:34

    Ja dhe Kerrmacja e Lesh e Lise

    Përgjigju
  • Gogu: 22/01/2020 19:21

    Pale te kemioterapia. 3 ne 4 here I blej e vete ilacet qe bejne minimumi 100 Mije leke. Presin robt nga 4 a 5 ore. Doktoret nuk kane faj se aq mundesi kane, Po shteti yne I dashur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?