Kerry dhe Ashton bisedojnë
për dialogun Kosovë - Serbi

Kerry dhe Ashton bisedojnë <br />për dialogun Kosovë - Serbi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë biseduar në Washington për “pjesën më të rëndësishme të dilogut” Prishtinë - Beograd, që pritet të ndodhë gjatë takimit të ardhshëm në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i baroneshës Ashton, thuhet se, një ndër temat për të cilat është diskutuar ka qenë edhe Kosova, pasi që, sipas saj, SHBA -të “janë partner i rëndësishëm në këto përpjekje”.

Sekretari amerikan i shtetit, sipas një transkripti të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, “e falënderon zyrtaren e lartë të BE-së për përpjekjet e mëdha”, të bëra në dialogun Kosovë - Serbi.

Kerry ka shtuar se Ashton është duke biseduar me “aktorët kryesorë në Ballkan lidhur me sfidat ekzistuese lidhur me raportet Kosovë - Serbi”.

Sipas tij, zyrtarja e lartë e BE-së, është duke “punuar shumë në mënyrë që të afrojë qëndrimet e palëve dhe të gjejë një zgjidhje përfundimtare”.

*Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë