/ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov do të takojë nesër homologun amerikan, John Kerry në Romë, në mes të një sulmi verbal mes Moskës dhe Uashingtonit për Ukrainën, njoftoi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Riabkov.

Ky takim ishte njoftuar më parë nga departartamenti amerikan i Shtetit për të hënën.
"Një marrëveshje u arrit mes ministrit rus të Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry  për një takim nesër në Romë", deklaroi zëvendësministri rus, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Takimi u konfirmua nga ministria ruse e Punëve të Jashtme në rrjetin social "Twitter".

"Tema kryesore e takimit të 17-të të tyre do të jetë Lindja e Mesme", konfirmoi Serguei Riabkov.