Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në takimin e zhvilluar në fund të vizitës së tij në Shqipëri ka diskutuar nga afër me disa përfaqësues të Shoqërisë Civile, ndër të cilët edhe anëtarë të komunitetit LGBT.
 
Ndonëse takimi ishte tërësisht me dyer të mbyllura dhe ende nuk është bërë publike zyrtarisht se çfarë është diskutuar mes të pranishmëve, përmes ndonjë deklarate për shtyp, një nga të pranishmit në këtë takim, Xheni Karaj, përfaqësuese e komunitetit LGBT,ka shkruar në rrjetin social “Facebook” ku ka thënë se, e ka njohur kryediplomatin amerikan me shqetësimin e këtij komuniteti me mënyrën sesi shteti i trajton ata.
 
Ajo shton se Sekretari Kerry mbështeti të drejtat e këtij komuniteti dhe ka treguar interes duke dhënë edhe mbështetje.
 
Ja statusi i saj në Facebook
Takimi i Kerryt me te rinjte e shoqerise civile ishte nje tjeter mesim per klasen politike shqiptare e cila ka drejtuar dhe vazhdon ta drejtoj kete vend totalisht e shkeputur nga realiteti. Shoqeria civile ne pjesen me te madhe te kohes me shume eshte instrumentalizuar sesa degjuar dhe kuptuar nga politika shqiptare.
Ndryshe nga politikanet tane, qe kompleksohen kur behet fjale per mbeshtetjen publike ndaj ceshtjeve LGBT, Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry mbetet nje nder personat me aktiv ne mbeshtetjen e te drejtave te komunitetit LGBT dhe kete e tregoi dhe gjate takimit te sotem duke treguar interes ndaj situates se komunitetit LGBT ne Shqiperi dhe mbeshtetjen e tij te plote per kete ceshtje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)