NJU JORK - Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, duke folur për Sirinë, ka nënvizuar faktin se koha është e pakët dhe Komuniteti Ndërkombëtar, nuk duhet t`a harxhojë atë duke diskutuar, atë çfarë dihet tashmë.
 
Ai shtoi që Raporti i OKB-së i shtjelloi gjërat, të cilat tashmë janë shumë të qarta, çdo pikë e atij dokumenti, konfirmon përgjegjësinë e regjimit të Assad, në sulmet me gaz sarin natën e 21gushtit të këtij viti.
 
Ndërsa përfaqësuesja e OKB-së për Çarmatimin, Angela Kane, deklaroi se inspektorët e OKB-së, do të rikthehen në Siri, duke filluar nga dita e martë apo e mërkurë e javës së ardhshme, për të inspektuar për prova të reja, që do të shërbejnë si akuza të mundshme ndaj regjimit të Bashar al Assad, në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)