Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim të shkurtër në mjediset ku po mbahet Samiti kundër terrorizmit në SHBA, me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.

Sipas njoftimit të Ministrisë se Brendshme, ministri Tahiri i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer si dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Kerry, mbështetje për të luftuar terrorizmin dhe shkaqet e tij.

“Varfëria dhe injoranca po nxisin krimin dhe terrorizmin, ndaj duhet qasje e qëndrueshme dhe rajonale, për të luftuar shkaqet që sjellin terrorizmin”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, shprehu gadishmërinë e SHBA-se për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)