ROME - John Kerry është takuar në Romë me ministrat e jashtëm të 23 vendeve Transatlantike në turneun e tij të parë evropian në postin e tij si sekretar i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sot Kerry pritet të marrë pjesë në konferencën “Miqtë e Sirisë,” që do të zhvillohet në kryeyqytetin italian ku do të takohet edhe me kreun e Koalicionit të opozitës kombëtare siriane Moaz Al Khatib.

Ministrat e jashtëm nga Franca, Katari Turqia, si dhe SHBA-të do të kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për krizën në Siri, që ka vrarë tashmë rreth 60.000 njerëz, sipas raportit të fundit të OKB-së, që nga fillimi i kryengritjes civile kundër presidentit sirian Bashar al-Asad në mars 2011.

Ndërkohë edhe sekretari i Jashtëm britanik Ëilliam Hague ka premtuar se do të lehtësojë vuajtjet e popullit sirian si dhe do të merren masa ndërkombëtare për të dënuar krimet e kryera nga qeveria e presidentit Bashar al-Asad.

Kjo konferencë ka si për qëllim dhe rritjen e mbështetjes në furnizime ushqimore dhe mjekësore. Gjithashtu është theksuar edhe më parë nga fuqitë botërore se nuk do t’u jepet armë rebelëve ushtarakë në Siri.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)