'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ecën para, vijon me Komisionin Hetimor për Sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whastapp! Vokshi: Janë NUL

Tirane- Maxhoranca vijoi sot punimet e komisionit hetimor për Sterilizimin pa Partinë Demokratike, e cila edhe pse e kërkoi vetë me ngulm ngritjen e tij vendosi ta bojktojë në kuadër të aksionit politik, pas dënimit të Ervin Salianjit.

Socialistët e zhvilluan mbledhjen të vetëm dhe pyetën dëshmitarë pavarësisht se mungonin 7 anëtarët e pakicës, por ishin të pranishëm 8 të mazhorancës.

Tre drejtues të mjekësisë u morën në pyetje nga komisioni hetimor për koncesionin e check up-në shëndetësi, pa praninë e opozitës, e cila vendosi bojkotin pas burgosjes së Ervin Salianjit. Në vend të përballjes në sallë, deputetët u përplasën me mesazhe në celular.       

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, përdori grupin e whatsapp të komisionit, për të shprehur kundërshtitë e saj. Socialisti Plarent Ndreca i ftoi t’i bashkohen mbledhjes. Por nga ana tjetër, sipas procedurës, mbledhja e Komisionit kërkon shumicën e prezencës dhe ajo përbëhet nga mazhoranca, teksa opozita ka vetëm kryetarin, por jo shumicën e anëtarëve.

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron komunikimin në whats app të deputetëve

Albana Vokshi: Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e maxhorancës. Çdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL.

Ina Zhupa: Absolutisht, ndaj është drejtimi nga opozita se e kemi kërkuar ne hetimin.

Albana Vokshi: Dhamë konsensus për të vijuar këto ditë. Por pas të djeshmes nuk japim më konsensus. Sepse po keqpërdoret nga mazhoranca.

Ina Zhupa: Plotësisht dakord.

Plarent Ndreca: Ne ju mirëkuptojmë dhe ju kemi kolegë të mirë, por vendimet politike të partive politike nuk i mbivendosen vendimeve institucionale të Kuvendit. Ne ju presim sa me shpejt në Komsion.

Ina Zhupa: Mos ke ngatërruar chat se ne kemi marrë ndonjë vendim politik. Mos e ke fjalën për vendimet tuaja si grupi PS? Ne kemi vetëm rregulloren...

Petrit Vasili: Shyqyr që ju jeni krejtësisht apolitikë dhe pa parti dhe që nuk i bindeni fare urdhërave politike të partisë tuaj, vërtet është fat i madh për komisionin.

Saimir Korreshi: Kësaj i thonë p… … se lirohesh.

Pra mbledhjet mund të vijojnë edhe me praninë e mbi gjysmës së anëtarëve të Komisionit dhe quhen të vlefshme ligjërisht.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
PD bojkotoi Hetimorin e Shëndetësisë, ish-anëtari i KVO, Bejtja: Kishte vdekshmëri të lartë të parakohshme për shkaqe kardiovaskulare! Mjeku i familjes mbulonte vetëm 25%

Ndërsa Partia Demokratike ka bojkotuar Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, mazhoranca e ka thirrur përsëri sot mbledhjen, duke dëgjuar tre dëshmitarët e radhës, pasi dje ajo dështoi dhe asnjë prej dëshmitarëve nuk u paraqit.

Kryetarja Albana Vokshi e ka cilësuar mbledhjen “nul” dhe të pavlefshme, teksa ka qenë nënkryetari Plarent Ndreca ai që e ka moderuar, duke thirrur dëshmitarin e parë.

Ai ka qenë Gazment Bejtja, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Ofertave të Koncesionit të Check-Up, me detyrë Drejtor i Kujdesit Shëndetësor dhe detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë deri në vitin 2016.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar, përfaqësues të mazhorancës, pasi ata të opozitës bojkotuan, drejtuan pyetje të ndryshme, ku ranë në sy ato në lidhje me analizat dhe shkaqet përse këto koncesione ishin të nevojshme dhe në veçanti ai Check-Up, për të cilin Bejtja dha përgjigje.

Ish-anëtari i KVO-së theksoi se problematikë e kohës ishin përqindjet e lartë të vdekshmërisë së parakohshme, për shkak të problemeve kardiovaskulare të popullatës, në veçanti ato të moshës 60 vjeç e sipër, por edhe problematikat me qendrat shëndetësore, infermierët apo dhe mjeku i familjes.

“Kishte shumë vdekshmëri të parakohshme nga analizat e bëra. Kryesisht nga ato të problemeve kardiovaskulare, të moshave 60-65 vjeç. Kam qenë anëtar i komisionit të kontrollit bazë, përgatitja e procedurave dhe realizimit të garës. Qëllim ishte parandalimi i vdekjeve te parakohshme, si objekti edhe i OKB-së. Duke përcaktuar rreziqe e shenja të hershme, për t’i parandaluar. Objektiva të tjera madhore ishin ato te sistemit qytetar-mjek familjeje. Në atë kohë vetëm 25% e problemeve zgjidheshin nga mjeku familjes, ndërkohë që duhej të zgjidhej mbi 70 për qind”, tha ai.

Më tej theksoi edhe forcimin e rolit të familjes dhe të infermierëve, pasi ishin të nënvlerësuar dhe kërkonin përmirësime.

Pyetjes nëse ishte bërë analizë paraprake, ai u përgjigj se deri në vitin 2007 kanë qenë vetëm 425 qendra shëndetësore në lagje e komuna që kishin autonomi buxheti, me kontratë tip me Fondin Shëndetësor dhe kishte problematike në çështjen e mbulimit me sigurimet shëndetësore, sepse vetëm urgjencat trajtoheshin falas.

“Më pak se 50% e buxhetit fondit të sigurimeve mbulohej nga fondit sigurimeve shëndetësore. Por kjo nuk ishte njëlloj në të gjithë vendin. Pra, ato që ofroheshin në Tiranë, nuk ofroheshin në fshatrat e Malësisë së Madhe, Skraparit etj. Kishte shume kufizime, për shkak të fondeve të pakëta, aksesi i cunguar, madje edhe çështjet e laboratorëve mjekësore”, tha Bejtja ndër të tjera.

Ai shpjegoi se janë analizuar dhe vlerësuar eksperiencat e vendeve perëndimore, kryesisht atyre saksone, si dhe trajtuar literature të bazuara në shidra dhe studime.

Ora 11:19
Komisioni hetimor për Sterilizimin vijon pa opozitën! PD e bojktoi edhe pse e ngritën vetë! Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

Partia Demokratike vijoi sot ditën e dytë të bojkotit të komisioneve parlamentare. duke refuzuar të ishte prezent dhe në komisionin e ngritur nga vetë PD. Ndërkohë Komisioni ka nisur punimet i drejtuar nga Plarent Ndreca,deputeti i PS-së, nënkryetar i këtij komisioni, me marrjen e dëshmisë së Gazment Bejtja, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Ofertave të Koncesionit, me detyrë Drejtor i Kujdesit Shëndetësor dhe detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë deri në vitin 2016.

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë i ka kërkuar nën/Kryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision, duke e quajtur anormale dhe farsë.

Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi shprehet se ka kërkuar që mbledhja mos të zhvillohej pa dëshmimtarë. Ajo ka akuzuar mazhorancës, që sipas saj, po përndjek mjekët dhe po i urdhëron të vinë në Komision me urdhër.

Përshëndetje kolegë,

Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e Maxhorances.

Cdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL.-shkruan Voklsh

Ndërkohë ditën e djeshme Vokshi ka nisur një mesazh, ku i bën thirrje nën/kryetarit Ndreca mos të zhvillojë punimet e Komisionit.

Z. Ndreca, eshte anormale dhe e pakuptimtë kjo qe ti dhe deputetët e maxhorancës po bëni. 

Kam dhënë mirëkuptimin që të bëhen mbledhje normale sipas procedurave të përcaktuara e të praktikuara deri tani, jo si këto që sapo bëtë.

Kërkova të mos e bëje mbledhjen pa dëshmitarë sepse të gjithë e dini që s do vijë asnjë sot, sepse s ka konfirmime. . . Edhe pse po i përndiqni mjekët pa fund sikur të jenë ata fajtorët… Nuk kuptoj ku po shkoni!!! Duhet të tregojmë pak respekt për ata që i keni kolege e kanë një jetë në mjekësi. 

Nuk arrij të kuptoj ju deputetët e tjerë të maxhorancës që rrini me orë duke pritur nëse shfaqet një mjek i nderuar në derën e parlamentit… sepse kështu ju jepet një urdhër … 

Ne refuzojme të jemi pjesë e lësaj farse.

Degjesat do behen vetëm me ata që kanë qenë pjesë e procesit, procedurave. 

Ne nuk i njohim këto mbledhje që po beni. 
Janë NUL!-shkruan Vokshi. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 01/10/2024 16:47

    Pordha ,o korresh.Une u lirova Ti Hajde mbaji ere.Deputeti eshte i Parlamentit shqiptar,Jo deputet i Partise .Ju kete mendimin keni,sepse jeni pa' dinjiteti,pa' nivel intelektual Ndaj e konsideroni vehten deputetet te Partise,deputetet te Saliut .Aty qendrimi se neser Saliu iu heq nga lista per te ardhmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim