PD bojkotoi Hetimorin e Shëndetësisë, ish-anëtari i KVO, Bejtja: Kishte vdekshmëri të lartë të parakohshme për shkaqe kardiovaskulare! Mjeku i familjes mbulonte vetëm 25%

Ndërsa Partia Demokratike ka bojkotuar Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, mazhoranca e ka thirrur përsëri sot mbledhjen, duke dëgjuar tre dëshmitarët e radhës, pasi dje ajo dështoi dhe asnjë prej dëshmitarëve nuk u paraqit.

Kryetarja Albana Vokshi e ka cilësuar mbledhjen “nul” dhe të pavlefshme, teksa ka qenë nënkryetari Plarent Ndreca ai që e ka moderuar, duke thirrur dëshmitarin e parë.

Ai ka qenë Gazment Bejtja, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Ofertave të Koncesionit të Check-Up, me detyrë Drejtor i Kujdesit Shëndetësor dhe detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë deri në vitin 2016.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar, përfaqësues të mazhorancës, pasi ata të opozitës bojkotuan, drejtuan pyetje të ndryshme, ku ranë në sy ato në lidhje me analizat dhe shkaqet përse këto koncesione ishin të nevojshme dhe në veçanti ai Check-Up, për të cilin Bejtja dha përgjigje.

Ish-anëtari i KVO-së theksoi se problematikë e kohës ishin përqindjet e lartë të vdekshmërisë së parakohshme, për shkak të problemeve kardiovaskulare të popullatës, në veçanti ato të moshës 60 vjeç e sipër, por edhe problematikat me qendrat shëndetësore, infermierët apo dhe mjeku i familjes.

“Kishte shumë vdekshmëri të parakohshme nga analizat e bëra. Kryesisht nga ato të problemeve kardiovaskulare, të moshave 60-65 vjeç. Kam qenë anëtar i komisionit të kontrollit bazë, përgatitja e procedurave dhe realizimit të garës. Qëllim ishte parandalimi i vdekjeve te parakohshme, si objekti edhe i OKB-së. Duke përcaktuar rreziqe e shenja të hershme, për t’i parandaluar. Objektiva të tjera madhore ishin ato te sistemit qytetar-mjek familjeje. Në atë kohë vetëm 25% e problemeve zgjidheshin nga mjeku familjes, ndërkohë që duhej të zgjidhej mbi 70 për qind”, tha ai.

Më tej theksoi edhe forcimin e rolit të familjes dhe të infermierëve, pasi ishin të nënvlerësuar dhe kërkonin përmirësime.

Pyetjes nëse ishte bërë analizë paraprake, ai u përgjigj se deri në vitin 2007 kanë qenë vetëm 425 qendra shëndetësore në lagje e komuna që kishin autonomi buxheti, me kontratë tip me Fondin Shëndetësor dhe kishte problematike në çështjen e mbulimit me sigurimet shëndetësore, sepse vetëm urgjencat trajtoheshin falas.

“Më pak se 50% e buxhetit fondit të sigurimeve mbulohej nga fondit sigurimeve shëndetësore. Por kjo nuk ishte njëlloj në të gjithë vendin. Pra, ato që ofroheshin në Tiranë, nuk ofroheshin në fshatrat e Malësisë së Madhe, Skraparit etj. Kishte shume kufizime, për shkak të fondeve të pakëta, aksesi i cunguar, madje edhe çështjet e laboratorëve mjekësore”, tha Bejtja ndër të tjera.

Ai shpjegoi se janë analizuar dhe vlerësuar eksperiencat e vendeve perëndimore, kryesisht atyre saksone, si dhe trajtuar literature të bazuara në shidra dhe studime.


Lajmi kryesor:

'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ecën para, vijon me Komisionin Hetimor për Sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whastapp! Vokshi: Janë NUL


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni