Filip Çakuli, kryetari i Bordit të FK Partizani, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës për pronësinë dhe drejtimin e klubit të futbollit.
Berisha pretendon se klubi është në pronësi të Olsi Ramës, ndërsa Çakuli, i cili s’i ka kursyer fjalët e ashpra, thotë se pronar i tij është biznesmeni Gazment Demi. Vëllai i kryeministrit Rama është thjesht një punonjës, çka mund të faktohet lehtë, sipas tij.
“Plaku i rrjedhur demokrat doli sot e foli se klubin Partizani e ka Olsi Rama. Ky mashtrues ordiner vazhdon të shpifë në vazhdimësi për një Klub, në pronësi të biznesmenit Gazment Demi. Olsi është thjesht rrogëtar, si gjithë stafi tjetër dhe kjo mund të vërtetohet me dokumente, me borderotë, me sigurimet shoqërore të paguara çdo muaj”, shprehet Çakuli.
Berisha gjithashtu ka kërkuar “hetim urgjent ndërkombëtar” për këtë çështje duke pretenduar se klubet përdoren në funksion të interesave të familjes Rama.
Për këtë, Çakuli i ka kthyer përgjigje Berishës duke thënë se klubi kontrollohet dhe auditohet periodikisht sipas rregullave të UEFA-s. Gjithashtu i kujton se ndërsa ngre këto pretendime, vetë nuk ka dhënë ende llogari për tjetërsimin e pronave të klubit (dosja Partizani për të cilën ish-kryeministri është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi).
Çakuli i sheh tepër qesharake shpifjet e Berishës dhe e ironizon duke thënë se është bërë “gazi i dynjasë” dhe “dordolec”. “Njeriu ka të drejtë të jetë budalla, por jo të abuzojë me këtë të drejtë”, shprehet Çakuli.
“FK Partizani është një shoqëri aksionare që kontrollohet dhe auditohet çdo vit sipas rregullave financiare të UEFA-s në kuadër të procesit të licencimit dhe prej rreth 10 sezonesh merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.
Në vend të japë llogari se si tjetërsoi gjjthë pronat e këtij klubi legjendar, si zhduku një kompleks modern në rrugën “Frosina Plaku”, me firmat e tij, ka guximin të përmendë Partizanin në (për)daljet e tij publike. Nuk mjafton që Gaz Demi mori vetëm një stemë dhe tani përveçse mban Klubin, ka ndërtuar edhe kompleksin sportiv, me stadium e hotel, restorant dhe anekse të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ekipit, por duhet të dëgjojë dhe dënglat e një shpifaraku të njohur dhe i damkosur familjarisht për "korrupsion madhor". Kësaj i thonë të kesh 2 b… (jo Berishë); një ta çash, një ta mbash. Veç që është i detyruar të përballet me shpifje në Gjykatë, por të paktën ta mbajnë familjarët të mbyllur në shtëpi, se është bërë gazi i dynjasë dhe dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin. Njeriu ka të drejtë të jetë budalla, por jo të abuzojë me këtë të drejtë. PD-ja e tij mund të përdor fjalët e Ruzveltit për Somozën, "Është vërtet budallë, po është budallai ynë"… i pafshin hajrin! Dhe po të ishte vetëm budallallëku, hajt mo, do ta tallnim, siç tallën shqiptarët Këtu duhet të citoj Brehtin, "kush nuk njeh të vërtetën është vetëm budalla, por kush e njeh dhe e quan atë gënjeshtër, atëherë ai është kriminel". Tamam për Saliun.
Të vjen keq, nga një anë, që ka roitur kaq shumë, sa, jo vetëm që nuk e beson njeri, po tallen me të, duke treguar me gisht, "doli prapë ky tuhafi".
Në një moment, Çakulit ‘i vjen’ keq për veten që merret ende me Berishën apo “një gënjeshtar patologjik mediokër”, siç e quan ai.
Me kë merrem dhe unë, me një gënjeshtar patologjik mediokër. Dhe nëse këtij mediokri i heqin gënjeshtrën, thotë Ibseni, i rrëmbejnë lumturinë. Dhe në fund dua ta mbyll me një barcaletë. Thonë, që kur vajti në një vend arab me delegacionin presidencial, rregulli i tyre ishte që të bëheshin synet. Për 10 minuta mbaronte çdo anëtar delegacioni. Kur erdhi radha e doktorit president, procedura e synetit vazhdoi me orë të tëra. Shoqëruesit e tij, të shqetësuar, hyjnë në sallë dhe po ziheshin me mjekët. "Nuk dimë nga ta kapim, se është komplet karizmatik", u justifikuan ata... Dhe në mbyllje duhet të shtoja edhe fjalinë që Riçard Niksoni i thotë Ajzenhauer: Zotni erdhi koha, që ose duhet të shurroni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj…”, përmbyll Çakuli.
Komente












